fbpx

Webinar online me temë: ‘Metoda për arsimtarët për të parandaluar fenomene devijante te të rinjtë’

Shoqatat “Horizon Civitas” dhe “Dritë Shprese” organizojnë webinar online me temë: Metoda për arsimtarët për të parandaluar fenomenet devijante tek të rinjtë”, i cili do të trajtojë qasjet më efektive për arsimtarët për parandalimin e fenomeneve devijante siç janë: bullizmi, konsumimi i substancave të dëmshme, bixhozi dhe lojra tjera të fatit, ekstremizmi, delinkuenca, imoraliteti etj, njofton Portalb.mk.

Në këtë webinar mund të bashkangjiten të gjithë arsimtarët shqipfolës nga rajoni (Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Sërbia) dhe më gjërë. Webinari do të mbahet onlajn me 28 tetor në ora 18:00 nëpërmjet platformës ZOOM.

Organizatorët do të dërgojnë linkun e evenimentit tek të regjistruarit. Pas eventit do të dërgohet çertifikatë online, e firmosur dhe vulosur nga dy organizatat.

Webinari do të moderohet nga Jonida Mete Kiki (Dritë Shprese), ku folës do të jenë MSc. Lindita Mustafa (psikologe në Entin për Shëndet Mental për fëmijë dhe të Rinj, Mladost – Shkup, mësimdhënëse) dhe MSc. Samet Shabani (konsulent, udhëheqës i Horizon Civitas).

Mësimdhënësit e interesuar mund të regjistrohen në linkun vijues: https://forms.gle/YusbJzPWVshpdVB4A

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close