Vaksina e Oksfordit krijon përgjigje të fortë imune si te të rinjtë ashtu edhe te të moshuarit

Vaksina kundër Kovid-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit shkakton përgjigje imune si te të rinjtë ashtu edhe te të moshuarit, kurse efektet anësore janë më pak të zakonshme tek të moshuarit, tha partneri AstraZeneka. Duke cituar dy burime në studim, Financial Times raportoi se vaksina rrit antitrupat mbrojtës dhe qelizat-T tek njerëzit e moshuar, të cilat konsiderohen si një nga kategoritë më të prekshme në pandeminë e koronavirusit. Këto rezultate bazohen në gjetjet e filluara nga korriku, se vaksina e Oksfordit prodhon një përgjigje të fortë imune tek njerëzit e moshës 18 deri në 55 vjeç, njofton Portalb.mk.

“Inkurajuese është që përgjigjet imune janë të ngjashme si tek të moshuarit edhe te të rinjtë, dhe se reaksionet anësore janë më pak të zakonshme tek të moshuarit, të cilët janë në rrezik më të madh për të zhvilluar një formë serioze të korona virusit Kovid-19. Këto rezultate japin prova shtesë për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës AZD1222,” thanë nga AstraZeneka.

Vaksina shkakton antitrupa mbrojtëse dhe qelizat T në grupmoshat më të vjetra, duke inkurajuar studiuesit që të kërkojnë prova për këtë trajtim, në mënyrë që të përdoret edhe në të ardhmen tek të moshuarit për sëmundje të tjera serioze.

Gjetjet tregojnë se vaksina gjeneroi përgjigje të fuqishme imune tek një grup njerëzish të rritur e të shëndetshëm midis 18 dhe 55 vjeç.

Mirëpo, sipas paralajmërimeve, testet pozitive të imunogjenitetit nuk garantojnë që vaksina të dalë efektive dhe e sigurt tek njerëzit e moshuar.

Gjatë ditës së djeshme, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, deklaroi se në fund të muajit nëntor do të kuptohet nëse një vaksinë është e sigurt kundër COVID-19.

Oxford dhe AstraZeneka konsiderohen liderë botërorë në zhvillimin e vaksinës Covid-19 dhe Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se shpërndarja e tij mund të pritet në gjysmën e parë të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button