Pesë ndihmës të nënpresidentit amerikan Pence janë infektuar me Covid-19, por ai nuk hyn në karantinë

Të paktën pesë ndihmës të zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Marc Short, shefi i stafit dhe ndihmësit e afërt Zach Bauer dhe Martu Obst janë në mesin e të infketuarve. Zëvendëspresidenti dhe bashkëshortja e tij janë testuar negativë për Covid-19 dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, thanë burime të besueshme për CNN, trasmeton Portlab.mk.

Ka shqetësime se më shumë njerëz brenda rrethit të ngushtë të Pence do të testohen pozitivisht në ditët në vijim, tha një burim. “Ata janë të frikësuar”, tha burimi për personelin në zyrën e nënpresidentit.
Nënpresidenti Mike Pence dhe zonja e dytë Karen Pence dolën negativ për korona virus të dielën, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nga kontakti me njerëz të shumtë të cilët kohët e fundit kanë rezultuar pozitivë, Mike Pence po refuzon të bëjë karantinë në kundërshtim me udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Bauer, një nga punonjësit që doli pozitiv, sipas dy burimeve të njohura me çështjen, është një “body man” i Pence, që do të thotë se puna e tij është të shoqërojë Pence gjatë gjithë ditës dhe natës duke e ndihmuar atë me një gamë të gjerë detyrash, duke e vendosur atë në afërsi me nënkryetarin. Një burim i njohur me këtë çështje tha për CNN se Bauer nuk ka qenë në zyrë që nga e marta, kur ai shkoi në shtëpi në karantinë pasi ra në kontakt me Obst. Bauer rezultoi të shtunën pozitiv me korona virus.

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu shmang pyetjes nëse nënpresidenti, Mike Pence, do të ndalojë aktivitetet e fushatës zgjedhore, pasi shefi i stafit dhe punonjës të tjerë në zyrën e tij dolën pozitivë për COVID-19.

“Ju do të duhet ta pyesni atë”, tha Trump ndërsa vizitoi një pemishte në Maine më 25 tetor.

Pence gjithashtu vazhdoi me fushatën e tij të planifikuar më 25 tetor, duke bërë një paraqitje në Karolinën e Veriut ndërsa ai injoroi zyrtarët shëndetësorë të cilët thanë se ai nuk po respektonte rekomandimet e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, të cilin ai e drejton.

Shtëpia e Bardhë pretendoi se Pence, i cili ka rezultuar negativ, nuk ka pse të izolohet sepse puna që ai bën përjashtohet nga udhëzimet e qeverisë për hyrjen në karantinë për 14 ditë pas kontaktit me një person të infektuar.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha se personeli thelbësor duhet të vazhdojë punën e tyre. “Ne nuk do të kontrollojmë pandeminë”, tha ai më vonë në CNN, duke shtuar se fokusi i Shtëpisë së Bardhë është tek vaksinat dhe terapia.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden komentoi deklaratat e Meadows, duke thënë se ai “pranoi në mënyrë mahnitëse se administrata ka hequr dorë nga përpjekjet madje edhe për të kontrolluar këtë pandemi, se ata kanë hequr dorë nga detyra e tyre themelore për të mbrojtur popullin amerikan”.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.

Në fillim të muajit tetor, edhe presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ishin midis disa personave në Shtëpinë e Bardhë që dolën pozitivë në koronavirus.

Trump kaloi tre ditë në spital duke marrë trajtim kundër sëmundjes COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button