Kovid-19, Spanja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme

Spanja ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka vendosur masën e izolimit të përgjithshëm në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen KOVID-19. Kryeministri Pedro Sanchez tha në një fjalim drejtuar kombit se kabineti kishte rënë dakord për masat. Ai deklaroi se masa e izolimit do të vlejë nga ora 23:00 deri 06:00, njofton Portalb.mk.

Sipas masave, autoritetet lokale mund të ndalojnë udhëtimin midis rajoneve. Sanchez tha se ai do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë afatin e rregullave të reja nga 15 ditë, në gjashtë muaj.

‘Realiteti është se Evropa dhe Spanja janë zhytur në një valë të dytë të pandemisë. Situata në të cilën po jetojmë është ekstreme’, deklaroi Sanchez.

Drejtuesit e 17 rajoneve të Spanjës dhe dy qyteteve autonome do të kenë autoritetin të caktojnë orë të ndryshme për shtetrrethimin, por vetëm nëse ato janë më të rrepta.

Ato gjithashtu do të jenë në gjendje të mbyllin kufijtë rajonalë për të udhëtuar dhe të kufizojnë tubimet në gjashtë njerëz që nuk jetojnë së bashku, tha kryeministri.

Zyrtarët shëndetësorë kanë vlerësuar se jeta e natës është një nga burimet kryesore për ringjalljen e fundit të infeksioneve.

Sanchez tha se gjendja fillestare e jashtëzakonshme do të zgjasë dy javë dhe ai do të kërkojë këtë javë që të zgjatet gjendjen e jashtëzakonshme deri në maj.

Siç diktohet nga kushtetuta, një gjendje e jashtëzakonshme mund të zgjasë jo më shumë se dy javë pa miratimin e Kongresit të Deputetëve.

Spanja u godit rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në fillim të këtij viti dhe në atë kohë imponoi një bllokim shumë më kufizues – një nga më të ashpërit në botë.

Si shumë rajone të tjera evropiane, ajo është goditur nga një valë e dytë e të infekuarve.

Dy ditë më parë, Spanja u bë vendi i parë i Bashkimi Evropian dhe i gjashti në botë që kaloi një milionë rastet me COVID-19.

Kryeministri spanjoll theksoi disa ditë më parë se numri real i personave të infektuar nga koronavirusi në Spanjë ishte më i lartë se tre milionë, ndërkohë që numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 35 000 që prej fillimit të pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button