fbpx

KOVID-19 në Kosovë, 2 të vdekur – 186 raste të reja

Të dielën, në Kosovë janë shënuar dy viktima dhe janë shtuar edhe 186 të infektuar me COVID-19, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas testimit të 1.049 mostrave.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë më virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes, njofton Radio Evropa e Lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close