Mariçiq: Gjyqësori tregoi se mund të funksionojë dhe online

“Kjo kohë e re e pandemisë botërore, ka sjellë sfida të reja edhe për gjyqësorin dhe kërkon zgjidhje të reja se si do të funksionojë sistemi, të vazhdojnë seancat gjyqësore dhe procedurat para gjykatave dhe prokurorive. Nxënësit, kuadri arsimor dhe sistemi arsimor me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke u përballur me shumë sfida, treguan se sistemi në këtë kohë duhet dhe mundet të funksionojë dhe online, theksoi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në video-fjalim me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kohës së jashtëzakonshme, në gjyqësor ka pasur shembuj të cilët kanë konfirmuar se mundet të funksionojë edhe online, që është tregues i mirë se nëse ka nevojë të tillë, në të ardhmen mundet që sërish të bëhet praktikë”, tha Mariçiq.

Ministri i Drejtësisë theksoi se në një shoqëri demokratike, shumë është me rëndësi që qytetarët të jenë të informuar mirë se si t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara, si të fitojnë mbrojtje për ato të drejta dhe si të kenë qasje të barabartë dhe korrekte deri te drejtësia.

“Nëpërmjet ndihmës juridike falas, garantohet se qytetarët të cilët janë në gjendje të rëndë financiare do të marrin avokat dhe gjyqësi korrekte, por edhe të drejtë që të marrin informata ose këshilla për ndonjë çështje të caktuar nga natyra e drejtësisë”, theksoi Mariçiq.

Që drejtësia të jetë më e qasshme, ministri tha se së shpejti pret edhe zvogëlim të madh të taksës maksimale gjyqësore, prej në 48.000 në 6.000 denarë.

Ai dërgoi porosi deri te qytetarët se pandemia i prek edhe të drejtat e njeriut dhe se si asnjëherë më parë duhet që të tregojmë bashkësi, përgjegjësi dhe kujdes për personelin shëndetësor, i cili bën sakrifica të mëdha duke u kujdesur për shëndetin tonë dhe më të afërmve tanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button