fbpx

Zaev: Nëpërmjet kongresit digjital japim shembull për përgjegjësi për shëndetin publik (VIDEO)

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot e hapi Kongresin e 25-të të partisë në pushtet, e cila për herë të parë mbahet në formë digjitale, në distancë me qëllim që të mbrohet shëndeti publik, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij, kryetari Zaev theksoi se në këtë Kongres, i cili ka të bëjë me analizën e rezultateve zgjedhore, socialdemokratët tregojnë përgjegjësi në mbrojtjen e shëndetit publik, a njëkohësisht i respektojnë dispozitat statutare, të cilat siç tha ai edhe më shumë po demokratizohen.

“Në kohë kur të gjithë ne, me tërë botën, po përballemi me luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit, LSDM qëndron me përgjegjësi, të bëjë llogari për të punuarën dhe t’i definojë standardet e reja, standardet evropiane. Në këtë Kongres, edhe më shumë po demokratizohemi, vazhdojmë të ndryshohemi, e rrisim llogaridhënien, që të sigurojmë më të mirën për të gjithë qytetarët”, theksoi Zaev.

Ai potencoi se Kongresi i 25-të është kongresi i parë që vjen pas fitores zgjedhore të LSDM-së nga pozita e partisë në pushtet.

Ai theksoi se ka edhe ndryshime statutare në parti, me të cilat kryetari i ri në parti do të zgjedhet në zgjedhje të brendshme partiake.

“Çdo anëtar do të mundet të votojë dhe drejtpërdrejt të vendos se kush dhe si do ta udhëheqë partinë. Zgjedhjet e tilla planifikohet që të mbahen pranverën e ardhshme kur edhe skadon mandati i udhëheqësisë aktuale. Duam të sigurojmë demokratizim edhe më të madh, inkluzivitet dhe transformim pozitiv të partisë dhe organeve të LSDM-së”, tha Zaev.

Si e re në Kongresin e partisë u theksuar edhe ajo që LSDM në të ardhmen do të ketë prej dy deri në katër nënkryetarë.

Përndryshe, ky është kongresi i parë digjital i një partie politike në shtet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close