REK Manastiri planifikon të braktisë qymyrin dhe të përdorë gazin si burimin kryesor për energji

Fokusi i investimeve të planifikuara në të ardhmen të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut është realizimi i projekteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike duke e rritur pjesëmarrjen në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Ndër të tjera, është planifikuar që REK Manastir të largojë qymyrin si burim energjetik për prodhim të energjisë elektrike dhe ta shndërrojë atë në një kapacitet që do të funksionojë me gaz natyror. Për këtë janë paraparë dy skenarë. Sipas të parit, termocentrali do të punonte me gaz natyror duke modifikuar koftorin ekzistues, ndërsa sipas variantit të dytë, REK Manastir do të prodhonte energji elektrike në të ashtuquajturin cikël gaz-avull, që do të thotë ndërtimi i një blloku të ri, transmeton Portalb.mk.

“Parakushti themelor për realizimin e të dy skenarëve është sjellja e gazit natyror në prag të REK Manastiri. Megjithatë, varianti me një bllok të ri (skenari 2) me një cikël të kombinuar tregohet si më i favorshëm, që do të thotë mundësi për bashkëprodhim, pra prodhim i energjisë elektrike dhe nxehtësisë). Efikasiteti i parashikuar i bllokut të ri do të përcaktohet në 54 %”, shpjegojnë nga REK Manastiri për “Meta.mk”.

Ata shtojnë se, sipas të dhënave paraprake për investim, ai do të arrinte nga 1 deri në 1,1 milion euro për një megavat orë të instaluar, gjegjësisht është përcaktuar që investimet kapitale për një bllok të tillë të ri do të arrinin në 250 milionë euro, për një bllok të ri me një kapacitet prej 250 megavat. Kjo do të nënkuptojë sasinë e kërkuar vjetore të gazit natyror prej dhjetë herë nga 255 mn3 (metra kub normal), për 6,000 orë pune në vit dhe për prodhimin vjetor të energjisë elektrike prej 1.275 gigavat orë.

Për këtë plan të transformimit të termocentralit për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në gaz, pritet që së shpejti të fillojë procedura për përzgjedhje të konsulentit që do të duhet të përgatisë studime të para-fizibilitetit dhe fizibilitetit.

Ndryshe, zyrtarët nga REK Manastiri theksojnë se një nga projektet që po implementohen në këtë moment është ndërtimi i elektrocentralit fotovoltaik Manastiri, me një kapacitet të planifikuar prej 20 megavat dhe prodhim të parashikuar prej 32 gigavat-orë në vit, e që është  planifikuar të ndërtohet brenda REK Manastiri. Aktualisht po përgatitet analizë në aspekt të mjedisit jetësor (“Environmental Due Diligence”) nga një konsulent i BERZH-it.

“Trendet globale të energjetikës theksojnë nevojë më ambicioze për tranzicion drejt ekonomisë me karbon të ulët, ashtu që burimet e rinovueshme energjetike dhe efikasiteti energjetik janë ndër faktorët më të rëndësishëm që e mundësojnë tranzicionin e lehtë. SHA EEM dhe REK Manastiri janë të vetëdijshëm se, në përputhje me kriteret evropiane, prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri nuk ka perspektivë afatgjatë dhe për këtë ndërmerren një numër aktivitetesh dhe një sërë projektesh për prodhimin nga burimet e ripërtëritshme të energjisë”, theksojnë nga Kombinati. Por, shtojnë se braktisja e plotë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, si supozimi i parë dhe më i madh ka stabilitetin dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët në vend. Për më tepër, për të mundësuar zbatimin e projekteve për transformimin e prodhimit janë të nevojshme mjete financiare, ndërsa aspekti social i punonjësve në kompani nuk guxon të neglizhohet. “Prandaj, procesi duhet të zbatohet me kujdes, për çka jemi të bindur se kem kapacitet, njohuri, burime dhe mundësi për ta zbatuar atë”, shtojnë nga Kombinati.

Përndryshe, REK Manastir, i cili merr pjesë me mbi 70 % në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në sistemin e energjisë në vendin tonë, nga 1 janari i këtij viti, deri më 18 tetor, ka prodhoi 1.914.085 megavat orë energji elektrike, ndërsa kanë qenë të planifikuara 2.430.000 mwh. Vlerësohet se deri në fund të vitit do të prodhohen 2.558.458 mWh energji elektrike. Prodhimi i reduktuar është për shkak të kërkesës së zvogëluar në tregjet e brendshme dhe të huaja, të shkaktuara nga kriza kovid, shpjegojnë nga Kombinati.

Në dy nga tre skenarët e dhënë në Strategjinë e miratuar për zhvillim të energjetikës deri në vitin 2040, në mënyrë referente, për tranzicion të moderuar dhe skenar të gjelbër, parashikohet mbyllja e të gjitha termocentraleve me qymyr në vend dhe kalimi në burime të ripërtëritshme të energjisë, përmes kapaciteteve diellore të planifikuara 120 MW në vendin e një ish minierës së linjitit në Osllomej. Strategjia tregon se politikat që duhet të ndiqen në sektorin e energjisë që deri në vitin 2040 duhet të sigurojnë ulje të emetimeve të gazeve serë (CO2) me të paktën tetë %, krahasuar me 2005, në mbi 60 %, nëse arrihet skenari i gjelbër.

Sektori i energjetikës ka pjesëmarrjen më të madhe në emisionet e gazeve serë në vend, krahasuar me të tjerët, kryesisht sepse bazohet në lëndët djegëse fosile, kryesisht qymyrin, të cilat në prodhimtarinë e përgjithshëm të energjisë elektrike zënë mbi 80 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button