Koronavirusi jeton nëntë orë në lëkurë, pesë herë më shumë se virusi i gripit

Koronavirusi është aktiv për nëntë orë në lëkurën e njerëzve, pesë herë më shumë se virusi i gripit, kanë zbuluar shkencëtarët japonezë, ndërsa zbulimi i tyre përsëri sugjeron që nevoja e larjes së shpeshtë të duarve për të luftuar pandeminë COVID-19 të jetë sa më efektive, shkruan Panacea.mk.

Për krahasim, patogjeni që shkakton lëkurën mbijeton për rreth 1.8 orë, sipas rezultateve të botuara në numrin e shtatorit të revistës Clinical Infectious Diseases.

“Mbijetesa nëntë orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut, një lloj virusi që shkakton COVID-19, mund të rrisë rrezikun e transmetimit të tij nga kontakti krahasuar me virusin e gripit A, duke ndikuar kështu në përhapjen e pandemisë”, paralajmërojnë shkencëtarët japonezë.

Në studimin e tyre, ata testuan mostrat e lëkurës të marra gjatë autopsisë një ditë pasi pacienti ndëroj jetë. Si koronavirusi ashtu edhe virusi i gripit inaktivizohen brenda 15 sekondave duke aplikuar etanol, i cili gjendet në mjetet për dezinfektimin e duarve.

“Mbijetesa më e gjatë e SARS-CoV-2 në lëkurë rrit rrezikun e transmetimit përmes kontaktit, por higjiena e rregullt e duarve mund ta zvogëlojë atë rrezik”, u theksua në studim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button