fbpx

RMV, ndërroi jetë ish-deputeti Amdi Bajram

Kryetari i partisë politike, Lidhja e Romëve dhe ish-deputeti në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Amdi Bajram, mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, transmeton Portalb.mk. I ndjeri kishte probleme me zemrën dhe pas vdekjes u testua për Kovid-19 dhe doli se ka qenë pozitiv.

Informacionin për vdekjen e Bajram-it e bënë të ditur nga partia, Lidhja e Romëve të Maqedonisë (LRM).

Amdi Bajram ka lindur në Shkup në vitin 1956 dhe ka mbaruar shkollën e mesme tregtare. Ai u bë deputet për herë të parë në vitin 1994 si anëtar i Partisë për emancipimin e plotë të romëve. Dy vjet më vonë ai themeloi Lidhjen e Romëve dhe ishte kryetari i saj.

Bajram ishte deputet deri në korrik të vitit 2020.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close