fbpx

RMV, 983 sanksione për mosmbajtjen e maskës u vendosën dje

Gjatë 24 orëve të kaluara (23/24.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, 983 shkelje janë regjistruar në lidhje me masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ministria u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim për të menaxhuar situatën me Covid-19.

Dje, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orë nga 2,367 teste të bëra, u zbuluan edhe 518 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Ndryshe, nga Ministria dje raportuan se kishin ndërruar jetë 9 persona, katër nga Shkupi (36, 60, 65 dhe 53 vjeç), një 66 vjeçar nga Shtipi, një 72 vjeçar nga Radovishi, një 71 vjeçar nga Strumica, një 75 vjeçar nga Probishtipi dhe një 44 vjeçar nga Makedonska Kamenica.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close