RMV-ja dhe Kosova me SHBA-në nënshkruan memorandumin për sigurinë e teknologjisë 5G

Në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për sigurinë e teknologjisë 5G, së bashku me Keit Kraç, nënsekretarin amerikan për çështje ekonomike, energjetikë dhe mjedisin jetësor në SHBA, transmeton Portalb.mk.

“Pas nënshkrimit të Memorandumit, kryeministri Zaev dhe nënsekretari Kraç i referohen rëndësisë së nënshkrimit të këtij memorandum, veçanërisht që RMV-ja, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka detyrime të përshtat politikat nacionale për zhvillimin e komunikimit elektronik me politikat e BE-së dhe SHBA-së”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Raportohet se me këtë memorandum, RMV-ja si pjesë e NATO-s, është e përfshirë në grupin e 27 vendeve anëtarë të NATO-s, që janë pjesë e “Rrjetit të pastër” (Clean Network).

“5G do të mundësojë një shkallë të madhe të aplikacioneve të reja, duke përfshirë edhe shërbimet kryesore për publikun, që do t’i shërbejë qytetarëve tanë dhe ekonomisë sonë”, deklaroi Zaev.

“Së bashku, ne e kontrollojmë ardhmërinë tonë 5G dhe mundemi të sigurojmë ardhmëri të sigurt për qytetarët tanë. Ky memorandum mbi të gjitha është për besim”, deklaroi Kraç.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerë të padiskutueshëm të Republikës së Kosovës. Po vazhdojmë me ndërmarrjen e hapave konkret për përmbushjen në tërësi të marrëveshjes histotike të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë. Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi për krijimin e rrjeteve të pastërta #5G me Nënsekretarin e Shtetit për rritje ekonomike, energji dhe mjedis, Keith Krach”, deklaroi Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button