RMV, Bastoret dhe klubet e automatëve po “mbijnë” si kërpudha

Ka një rritje drastike të numrit të bastoreve dhe klubeve të automatëve në periudhën 2016-2019. Sipas të dhënave të raportit të ri të Entit shtetëror për auditim për pajtueshmëri me Buxhetin themelor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, numri i klubeve me automatë u rrit nga 131 në vitin 2016 në 257 në vitin 2019, ndërsa numri bastoreve në të njëjtën periudhë u rrit nga 535 në 775, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Auditorët kanë gjetur se në vitin 2019, për sipas të të gjitha bazave për organizim të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, janë arkëtuar të ardhura publike në vlerë prej 3.8 miliardë denarë (62,5 milion euro), që është 2,4 % e Buxhetit bazë.

“Me auditimin e kryer kemi konstatuar se në periudhën 2016-2019 ekziston trendi i rritjes së arkëtimit të detyrimeve publike bazuar në lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Është me rëndësi të theksohet se hyrja e fondeve në bazë të kompensimit të licencave nga lojërat e fatit në Buxhetin për vitin 2019 ishte realizuar në vlerë prej 134.6 milion denarë (2,431 milionë euro), ndërsa në vitin 2018 janë realizuar 55,5 milionë denarë (904.447 euro), që është 59 % më shumë, si rezultat i numrit të rritur të licencave të lëshuara në 2019″, thuhet në raport.

Aty në vazhdim thuhet se organizatorët e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese kanë Sistem Informativ Mbikëqyrës (NIM) me të cilin DAP e mbikëqyr onlajn punën e tyre.

“Konstatuam se ka mungesë të burimeve njerëzore nga profesioni TI-së të nevojshëm për mbikëqyrje dhe kontroll mbi zbatimin e proceseve të punës që lidhen me sistemin NIM si dhe monitorim dhe konfirmim të vazhdueshëm të vlefshmërisë së të dhënave të marra, për shkak të cilave në vitin 2019 janë kryer vetëm 2 inspektime të sistemit NIM. Gjithashtu, nuk është miratuar as akti i brendshëm për mënyrën e kontrollit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese me çka do të rritej efikasiteti dhe do të përshkruhej një qasje uniforme në kontrollimin e organizatorëve të lojërave të fatit”, thonë nga ESHA.

Prandaj, ata shtojnë se kushtet e deklaruara tregojnë se rreziqet në fushën e mbikëqyrjes dhe kontrollit të kryer nga DAP nuk janë mbuluar ende plotësisht, gjë që mund të ndikojë në tërësinë dhe saktësinë e fondeve të paguara në Buxhet mbi këtë bazë.

Nga ESHA theksojnë se në treg ka konkurrencë jo lojale nga jashtë.

“Theksojmë se e internet faqet e huaja që ofrojnë shërbime për organizimin e lojërave të fatit në internet dhe që janë në dispozicion të qytetarëve të RMV, nuk janë regjistruar si subjekte që veprojnë në territorin e RMV-së dhe nuk paguajnë taksa për fitimet e realizuara, duke krijuar ashtu konkurrencë të padrejtë jo lokale ndaj organizatorëve vendas të lojërave të fatit dhe lojërave dëfrim, megjithëse me nenin 19 i Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra të argëtimit ndalohet pjesëmarrja e lojëra të fatit nga jashtë. DAP për këtë situatë në vitin 2018 e ka informuar Ministrinë e financave që kjo të ndërmarrë aktivitete për të ndryshuar legjislacionin, gjë që deri në periudhën e auditimit nuk është realizuar ende”, thuhet në raport.

Auditorët rekomandojnë që DAP në bashkëpunim me Ministrinë e financave të marrë masa dhe aktivitete për të rishikuar mundësinë e forcimit të burimeve njerëzore për kontrollin dhe mbikëqyrjen e sistemit NIM dhe për të përgatitur një akt të brendshëm për mënyrën e kontrollimit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button