Takimi Zaev-Hoti: Shkup – Prishtinë për 45 minuta me autostradë që do të ndërtohet në fillim të vitit 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar sot se pret që së shpejti të mbahen seanca e përbashkët e paralajmëruar mes qeverive të vendit dhe Kosovë. Ai gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun nga Kosova, Avdullah Hoti, të mbajtur pas takimit në Shkup, tha se dy shtetet kanë raporte të shkëlqyera bilaterale dhe kanë interes që t’i thellojnë raportet. Zaev pret intensifikim të dialogut politik dhe mbajtjes së seancës së parë të përbashkët qeveritare tash më të paralajmëruar mes qeverive të dy vendeve, sa po kushtet të lejojnë një gjë të tillë, transmeton Portalb.mk.

“Ajo ngjarje do të jetë impuls pozitiv për zhvillim të mëtejmë të raporteve tona dhe bashkëpunimit në përgjithësi. Sot kemi dhënë obligim që të fillojnë përgatitjet për organizimin e kësaj seance, si kontribut për përforcimin e mëtejmë të raporteve të mira fqinjësore. Pres që dërgimi i 44 pjesëtarëve të ARM-së në përbërjen e KFOR-it, do ta rrisë stabilitetin si në Kosovë, ashtu edhe në gjithë rajonin.

Zaev po ashtu, deklaroi se pi punohet në lidhshmërinë infrastrukturore të dy vendeve, si pjesë të bashkëpunimit rajonal.

“Në këtë kontekst dua të theksoj se afërsia jonë gjeografike, do ta afroj ndërtimin e autostradës Shkup – vendkalimi kufitar i Kosovës. Nga ana jonë, po rrjedhin përgatitjet për fillimin e ndërtimit të autostradës”, deklaroi Zaev.

Ndërkaq, Hoti pas takimit që ka pasur me homologun e tij, Zoran Zaev,  ka thënë se janë dakorduar që të të lëvizin përpara disa projekte.

“Ju përgëzoj për avancimin drejt integrimeve evropiane. Keni bërë një rrugëtim të gjatë si shtet, dhe ne kemi shumë për të mësuar nga reformat që keni ndërmarrë në ekonomi. Ju falënderoj në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për bashkëpunimin që kemi pasur këta muaj gjatë pandemisë. Kemi dakordim që të lëvizim përpara në disa ide, në disa projekte që janë në interes të dy ekonomive tona. E mirëpres shumë idenë që të shkojmë drejt ndërtimit te një pikë të përbashkët kalimit kufitar”, tha ai para mediave.

Hoti ka thënë se duke avancuar me ndërtimin e pikës të kalimit kufitar do të lidhet Prishtina me Shkupin për më pak se një orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button