RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, mbrëmë kanë ndërprerë një dasmë me 200 mysafirë në Haraçinë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Inspektorati i Tregut mbrëmë në një objekt hotelierik në fshatin Haraçinë të Shkupit kanë gjetur rreth 200 persona pjesmarrës në një dasëm. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n kanë informuar se veprimi ishte kryer rreth orës 21 dhe se do të ngrihen аkuza përkatëse ndaj tyre, njofton Portalb.mk.

Dasmat si dhe tubimet të tjera janë akoma të ndaluara për shkak të përhapjes së korona virusit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me korona virus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 25,473, numri i pacientëve të shëruar është 18,047, numri i vdekjeve është 874, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 6 552.

Policia edhe javën e kaluar kishte intervenuar në fshatin Gllumovë për të ndërprerë një dasmë në një objekt hotilerik, në të cilin kishin qenë të ftuar 250 persona.

Me ndryshimet në Ligjit për mbrojtjen nga sëmundjet infektive, të cilat Qeveria i miratoi javën e kaluar, shërbimeve të inspektimit u jepen kompetenca më të mëdha për të mbikëqyrur dhe sanksionuar kompani dhe individë të cilët veprojnë në kundërshtim me protokollet për mbrojtje nga covid-19.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, u ankua se nuk kishin inspektorë të mjaftueshëm dhe theksoi se Ministria e Financave kishte refuzuar kërkesën për 20 vende pune në IShT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button