Igor Durllovski i VMRO-DPMNE-së dha dorëheqjen nga posti i deputetit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Durllovski dha dorëheqjen nga posti i deputetit dhe është larguar nga Kuvendi, njoftoi ai në profilin e tij në Facebook. Ai është larguar me arsytimin se nuk ka mundur ta bëj atë që ka thënë, por se tani nuk do ta thotë, por vetëm do të vazhdojë ta bëjë, shkruan Portalb.mk.

Durlovski u akuzua për dhunë në Parlament në 27 Prill të vitit 2017, por u shpall i pafajshëm.

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, i cili kishte qenë i pranishëm në Kuvend  gjatë kohës së sulmit vitin 2017 në Kuvend, në dëshminë e tij tha se para sallës për konferencë për media e ka parë të akuzuarit Igor Durllovskin se si e ka drejtuar turmën.

“Unë kam qenë te galeria. Kur turma me dhunë ka hyrë në sallën e konferencave dhe lartë te ne, unë arrita të ik. Duke zbritur nga shkallët, e kam parë Igor Durllovskin, nuk jam i sigurt, por mendoj se deri sa ka qëndruar, i ka orientuar njerëzit kah të shkojnë. Nuk jam i sigurt, por mendoj se ka dërguar njerëz edhe drejt meje duke u thënë ‘edhe ky është me ta’. Unë arrita të ik. Më pas sigurimi i Kuvendit më dërgoi në një zyre”, pati deklaruar Dudush në dëshminë e tij në një nga seancat për dhunën në Kuvend.

Në dëshminë e tij ai kishte thënë se ka menduar që askush nuk do të dalë i gjallë nga Kuvendi.

Ish Presidenti Gjorge Ivanov i dha Durlovskit Urdhrin e Meritës për Maqedoninë, me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin. Durlovski atëherë ishte drejtor i Operës dhe Baletit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button