Qyteti i Shkupit dhe komunat do të kenë inspektim të përbashkët që të mos ketë ndërtime të paligjshme si ai te “Mavrovasja”

Kryetari Shilegov tha se aktualisht është duke u përgatitur një marrëveshje ndër-komunale që duhet të nënshkruhet nga Qyteti i Shkupit dhe dhjetë komunat e Shkupit deri në fund të këtij muaji, përmes së cilës kontrolli inspektuese do të centralizohet në territorin e kryeqytetit, shkruan Sdk.mk,  njofton Portalb.mk.

Qyteti i Shkupit dhe dhjetë komunat e Shkupit do të kenë  inspeksion të përbashkët, që në të ardhmen të mos ketë shembuj të ndërtimeve të paligjshme si ai te “Mavrovasja” në mes të qytetit, njoftoi kryetari Petre Shilegov në debatin e sotëm “Monitorimi civil i inspektorateve lokale”. Shilegov tha se Qyteti i Shkupit është i gatshëm të marrë përsipër inspektimin e përgjithshëm dhe se është duke u përgatitur marrëveshje ndër-komunale për t’u nënshkruar nga Qyteti i Shkupit dhe dhjetë komunat deri në fund të këtij muaji, e cila do të centralizojë inspektimin në territorin e kryeqytetit.

“Aktualisht është duke u zhvilluar harmonizimi përfundimtar i pozicioneve që do të rezultojë me një propozim përfundimtar. Qëllimi i kësaj është që të shmangen rastet kur dikush mund të mendojë, e lëre më të fillojë ndërtimin e ndërtimeve ilegale në qendër të Shkupit, siç ishte rasti me ndërtimin ilegal te “Mavrovasja”. Fatkeqësisht, ato janë disa shprehi nga e kaluara që nga inercioni ndodhin tek individët, por ajo që është pozitive ndryshe nga e kaluara, është fakti se tani ekziston një vullnet politik i të gjitha entiteteve përkatëse për të parandaluar sjellje të tillë të shfrenuar urbane dhe jo vetëm për të ndalet, por edhe për ta parandaluar që e njëjta gjë mos të na ndodhë në të ardhmen”, tha Shilegov.

Sipas të dhënave të Qytetit të Shkupit që i paraqiti Kryetari Shilegov, veprimi i inspeksionit komunal me kërkesë të qytetarëve është rritur me 134%, pra nga 82 kërkesa në 2018 në 192 kërkesa në 2019. Kontrollet e inspektorëve komunalë janë rritur për 237%, në 2018 – 92, ndërsa në vitin 2019 – 310 kontrolle. Në vitin 2019, janë lëshuar 127 urdhër pagesa, që është 807% më shumë krahasuar me 2018 me 14 urdhra.

Ndryshe, mbi një muaj më pare, u rrënua një objekt pa leje në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, pas vendimit të Qeverisë, e cila e angazhoi NP “Rrugët e Maqedonisë” ta rrëzojnë objektin, pasi që dy herë nuk u paraqit në tenderin e Komunës së Çairit asnjë ndërmarrje. Ndërkohë,  Mevludin Aliti, pronari i lokalit “Fontana”, deklaroi për gazetarët se ka leje ndërtimi dhe se nuk janë të sakta informatat se policia nuk ka mundur ta gjejë atë dhe akuzoi se rrënimi bëhet për çështje politike. Ai para gazetareve shpalosi edhe një sërë dokumentash, mes tjerash edhe vendimin e marrë nga Komuna e Çairit për pastrimin e parcelës që ndërtohej, si fletëpronësi nga Qyteti i Shkupit për parcelën, vendimin e komunës për legalizimin e njërës parcelë dhe nga parcela tjetër me elaborat.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e pati përshëndetur këtë hap dhe inkurajoi autoritetet lokale që të hyjnë në luftë kundër ndërtimeve pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button