Bullgaria e bllokon marrëveshjen e Frontex-it dhe Shkupit për shkak të gjuhës maqedonase, raporton “Dnevnik” nga Bullgaria

Gazeta bullgare “Dnevnik” dje informoi se Bullgaria është i vetmi vend i cili e bllokon marrëveshjen  rëndësishme për menaxhim të kufirit midis Maqedonisë dhe Shërbimit Evropian për siguri, për shkak të “gjuhës maqedonase”, duke cituar deklaratën e zëdhënësit të Komisionit Evropian.

“Marrëveshja me Frontex është tema e dytë në të cilën Bullgaria po vendos pengesë për Maqedoninë në nivel evropian. E para është fillimi i negociatave të Shkupit me BE, i kushtëzuar nga përparimi në çështje të diskutueshme në histori, përdorimin e “gjuhës maqedonase” dhe tema të tilla si pakica maqedonase që Maqedonia e Veriut ka detyrimin të mos i promovojë dhe mbështesë në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”. shkruan Dnevnik.bg, transmeton Meta.mk.

Gjithashtu, në pozicionin kuadër të Bullgarisë, nga Maqedonia e Veriut kërkohet që të përmbahet nga përdorimi i termit “gjuhë maqedonase”, ekzistencën e të cilit Sofia nuk e njeh.

Përndryshe është marrëveshje për të cilën bisedimet kanë filluar në korrik të vitit 2018, ndërsa i mundëson Frontex-it të kryejë operacione dhe të dërgojë ekipet e saj në rajonet kufitare të BE-së për t’u përballur me migracionin e paligjshëm.

Kujtojmë se në mars, Bashkimi Evropian miratoi vendim për fillim të pakushtëzuar të bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe pritet që konferenca ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit, gjatë kohës së udhëheqësisë gjermane. Bullgaria në shtator dërgoi memorandum sqarues deri te vendet anëtare të BE-së,  ku mes tjerash thotë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe është dialekt i gjuhës bullgare, por edhe se populli maqedonas është projekt i ish liderit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Me konferencën ndërqeveritare fillojnë bisedimet, por që të ndodh ajo, të gjitha vendet anëtare duhet që ta harmonizojnë kornizën negociuese, proces të cilin për momentin e bllokon Bullgaria, duke kërkuar lëshime për historinë dhe gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button