Protestuesit e “Boll më” e bllokuan autostradën Shkup-Tetovë, kërkojnë përmbushjen e kërkesave

Për herë të tetë me radhë protestuesit kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike sot kanë bllokuar autostradën Shkup-Tetovë, të njëjtit paralajmëruan se do të vazhdojnë me forma të ndryshme të protestave derisa kërkesat e tyre të dëgjohen, shkruan Portalb.mk.

Për gati një orë një prej autostradave më të frekuentuara në Maqedoninë e Veriut sot ka qenë e bllokuar duke filluar nga ora 18:00 nga protestuesit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Ne nuk do të ndalojmë me protesta të tilla, do të protestojmë në forma të ndryshme derisa kërkesat tona të dëgjohen” tha njëri prej organizatorëve të protestave.

Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?

  • Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
  • Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
  • Eliminimi i monopolit të EVN-së
  • Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
  • Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.
  • Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
  • Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.

Dy javë më herët kryeministri Zoran Zaev  në një konferencë për shtyp kishte deklaruar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të konsideroje uljen e çmimit të TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5%.

 “Gjithçka që është e mirë për qytetarët është menjëherë e pranueshme për mua që nga fillimi, por unë jam kryetar i qeverisë dhe ne duhet të llogarisim për të ditur se çfarë do të thotë kjo për stabilitetin ekonomik të vendit, burimet financiare të vendit dhe burimet e ndihmës për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi Zaev një javë më herët.

Megjithatë, Krenar Osmani, një prej organizatorëve të protestave kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike këtë e konsideroi si diçka pozitive, megjithatë, si përmbushje të vetëm njërës prej tetë kërkesave të tyre.

“Hap mirëbesimi, hapi i parë i mirëbesimin se do të arrihet kompromis apo marrëveshja për realizimin e të gjitha kërkesave, ajo është realisht një nga 8 pikat e katër kërkesave” tha Krenar Osmani.

Në paralajmërim e sipër është formulimi i një projekt-ligji përmes së cilit parashihet përfshirja e të gjithë kërkesave të këshillit organizativ protestues. Dy javë më herët përfaqësues të të gjithë partive politike për Portalb.mk premtuan se në rast se një ligj i tillë do të sillet në parlament, të njëjtit do të përkrahin atë.

Ndryshe, kjo është hera e tetë me radhë që këta protestues bllokuan njërën prej autostradave të Maqedonisë së Veriut, kujtojmë se javën e kaluar të njëjtit bllokuan rrugën Tetovë-Gostivar për disa orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button