ASH: Shqetësimi i vetëm i BDI-së në këtë krizë ekonomike vazhdon të ngel “rahatimi” i njerëzve të tyre nëpër pozita

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me propozimet e fundit për emërimet në institucionet shtetërore, si emërimi i Ejup Rustemit për drejtor në Ndërmarrjet publike “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton Portalb.mk.

“Ky drejtor dështak i Postave të Maqedonisë, shtrohet pyetja me çfarë merite e fitoi pozitën E drejtorit te Rrugëve të Maqedonisë?”, pyesin nga Aleanca në lidhje me emërimin e Rustemit në krye të kësaj ndërmarrje.

Ata vlerësojnë se BDI-ja është shndërruar në kompani private dhe pronë e lidershipit për të emëruar kusar politik, duke shtuar se ata nuk janë përgjigjur asnjëherë për korrupsionin dhe keqpërdorimet.

“Shqetësimi i vetëm i kësaj partie edhe në këtë krizë ekonomike vazhdon të ngel “rahatimi” i njerëzve të tyre nëpër pozitat e larta shtetërore”, deklarojnë nga ASH-ja.

“Po propozimi i Jeton Akikit Drejtori i AEK-ut përndryshe dhëndri i Nevzat Bejtës në ç’mënyrë e meritoj këtë pozitë, përveç se është  dhëndri i Nevzat Bejtës të cilën partinë e tyre e kanë shndërruar në dinasti për familjarët e tyre?”, deklarojnë nga Aleanca, duke theksuar edhe rastin e vëllezërve Besimi, ku njëri është ministër e tjetri drejtor spitali.

Ata kërkojnë përgjigje nga kryeministri Zoran Zaev, zv.kryeministri për luftimin e korrupsionit Lupço Nikollovski dhe Komisioni për antikorrupsion në lidhje me nepotizmin dhe profesionalizmin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button