RMV, Rritje e pagës mesatare mujore në muajin gusht

Enti shtetëror i statistikave ka raportuar se paga mesatare mujore bruto në Maqedoninë e Veriut është 41 070 denarë, ndërsa ajo neto është 27 535 denarë, transmeton Portalb.mk. Këto të dhëna janë për muajin gusht.

Raportohet se në periudhën prej muajit janar deri në muajin gusht, paga mesatare neto ka qenë 26 877 denarë, ndërsa në periudhën prej muajit qershor deri në muajin gusht ka qenë 27 210 denarë. Prej muajit qershor deri në muajin gusht, paga mesatare ishte 40 605 denarë.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat, para së gjithash, i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuar në sektorët: Art, argëtim dhe rekreim (20.5%), bujqësi, pylltari dhe peshkim (15.7%) dhe Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (13.4%)”, sqarojnë nga Enti për rritjen në krahasim me muajin e njëjtë nga viti i kaluar.

Enti sqaroi se për arsye të njëjtë kemi rritje edhe në pagën mesatare neto në këtë muaj në krahasim me muajin e kaluar

“Rritje të pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Art, argëtim dhe rekreim (18.4%), Bujqësi, pylltari dhe peshkim (9.0%) dhe Objekte për akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim (4.7)”, sqarojnë nga Enti.

Në arsim, paga mesatare neto për muajin gusht është 27 339 denarë, ndërsa paga mesatare bruto 40 908 denarë.

Ndryshe, neto paga mesatare në qershor të këtij vitit arriti 26.867 që krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritje për 6,6 për qind.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button