fbpx

U zhvillua dita e parë e takimit në NATO, nesër pritet të diskutohet për Kosovën, Irakun dhe Afganistanin

Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut sot mori pjesë online në takimin e ministrave të mbrojtjes në NATO, ku theksoi kontributin në vlerë prej 1.4 milionë euro që kjo aleancë i ka dhuruar në Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë, transmeton Portalb.mk.

“Shekerinska në takim e falënderoi NATO-n për ndihmën në vlerë prej 1.4 milionë euro për 60 respiratorët dhe pajisjes tjera mjekësore, lëvizje që konfirmoi  solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i ndihmuar secilit anëtar është vlera më e lartë e Aleancës”, raportojnë nga Ministria e mbrojtjes.

Theksohet se Maqedonia e Veriut do të përkushtohet për të arritur 2% BPV në vitin 2024 për bujqësi, ndërsa 20% të buxhetit për pajisje dhe modernizim në vitin 2021.

Raportohet se takimi i ministrave do të vazhdojë edhe nesër, ku do të diskutohet për misionet paqeruajtëse në Afganistan, Irak dhe Kosovë.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s sot dhe nesër do të zhvillojnë takim përmes një video-konference, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.

LEXO: Ministrat e mbrojtjes të NATO-s sot dhe nesër diskutojnë për krizën e Kovid-19 dhe solidaritetin mes aleatëve

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close