Zaev, Dimitrov, Osmani-Varhejl: Të bindur se çështjet e identitetit do të jenë në përputhje me vlerat evropiane

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut në prani të zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov dhe ministrit të punëve të jashtme, Bujar Osmani, zhvilluan takim online me euro-komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhjel, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësimet pozitive për Maqedoninë e Veriut në Raportin vjetor të Komisionit Evropian ishte një lajm i mirë, por edhe një arsye e fortë më shumë për të punuar në zbatimin e reformave dhe në përfundimin e suksesshëm të përgatitjeve për konferencën e parë ndërqeveritarë ne dhjetor”, deklaroi Zaev.

Përfaqësuesit e Qeverisë në këtë takim e vlerësuan si objektiv Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se janë identifikuar fushat ku do të punohet, si reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut në princip është e kënaqur me propozimi i Komisionit Evropian për Kornizën negociatore që duhet të miratojë Këshilli evropian në nëntor dhe është e bindur se elementet kryesore të lidhura me çështjet e identitetit do të jenë në përputhje me vlerat evropiane”, raportojnë nga Qeveria.

Në takim u theksuar edhe Paketa e BE-së për ekonomi dhe investime për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliardë euro.

Zaev, bashkë me Dimitrovin dhe Osmanin, sot gjithashtu realizuan takim online me Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, në kuadër të agjendës tërë ditore për online takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të BE-së.

Prioritetet më të rëndësishme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën aktuale janë që të miratohet Korniza për negociata me BE-në nga ana e Këshillit Evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në deri në fund të vitit me kryesimin e RF të Gjermanisë, u theksua sot në bisedën e Zaevit, Dimitrovit dhe Osmanit me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button