Ish kryetari i Çashkës i akuzuar se një pjesë të parave për ndërtimin e rrugës lokale i ka harxhuar për qëllime tjera

Prokuroria e Velesit ka dorëzuar akuzë kundër ish kryetarit të Komunës Çashkë, Goranço Panovski, për “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Prokuroria e ngarkon Panovskin se në cilësinë e personit zyrtar – kryetar i komunës, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin i ka shkaktuar komunës dëm me vlerë 1.357.826 denarë, njofton Portalb.mk.

Ai nga Agjencia për Financim dhe Mbështetje të Bujqësisë ka marrë mjete në lartësi prej 14,5 milionë denarë për ndërtimin e rrugës fshati Mokren – vendi i quajtur “Teovski ushi”, ndërkaq TVSH-ja ka qenë në ngarkesë të pushtetit lokal. Në tender komuna e ka zgjedhur ndërmarrjen “Izgrev inzhenering” nga Velesi për kryerjen e punës, të cilës si avans i ka paguar 2,9 milionë denarë.

Pas kryerjes së punës, kryetari i atëhershëm ka qenë i obliguar t’ia paguajë edhe borxhin e mbetur. I akuzuari nga mjetet për e ndara për rikonstrum të rrugës i ka paguar ndërmarrjes 5.777.855 denarë, a mjetet tjera me lartësi prej 5.315.369 denarë i ka shfrytëzuar për shlyerjen e obligimeve tjera të rregullta të komunës.

Për shkak të vlerës së papaguar për kryerjen e punimeve në lartësi prej 8.418.288 denarë bashkë me TVSH, kryerësi ka ngritur procedurë për pagesë të detyrueshme. Gjatë kryerjes së procedurës së përmbarimit, përveç borxhit bazik, janë paguar edhe harxhime për përmbarim, për shërbime të avokatëve dhe për kamata për vonesë të pagimit dhe nga llogaria e komunës janë tërhequr mjete me vlerë prej 1.357.826 denarë, për të cilat komuna është dëmtuar.

Kundër ish kryetarit Panovski në Gjykatën Themelore të Velesit është procesi i përsëritur gjyqësor, për “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” edhe për legalizimin e shtëpisë malore “Çeples”, për të cilin ishte dënuar me 3 vjet burg, ndërkaq Gjykata e Apelit e riktheu lëndën në gjykim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button