Zaev, Dimitrov dhe Osmani me Sasolin: RMV e gatshme të bëhet tregimi i ardhshëm i suksesshëm i zgjerimit të BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizuan takim online me Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, në kuadër të agjendës tërë ditore për online takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të BE-së, njofton Portalb.mk.

Në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian, Sasoli, bashkërisht u konstatua se në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 është dhënë rekomandim i mirë për vendin lidhur me detyrimet nga agjenda e BE-së dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë me avancimin në spektrin e plotë të kapitujve të së drejtës të BE-së, me fokus në sundimin e së drejtës.

Kryeministri Zaev në takim theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar që t’i realizojë të gjitha rekomandimet nga ky raport dhe se rruga e transformimit të vendit sipas standardeve evropiane është proces i pakthyeshëm.

“Me ristruktuimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë dhe me vendosmëri, Maqedonia e Veriut është e gatshme të bëhet tregimi i ardhshëm i suksesshëm i zgjerimit të BE-së dhe në pranimin e vlerave të përbashkëta evropiane për stabilitet demokratik, për sundimin e së drejtës dhe për prosperitet ekonomik”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin online me kryetarin e Parlamentit Evropian, Sasoli.

Në këtë drejtim të gjithë bashkëbiseduesit në takimin me Sasolin, Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksuan se rëndësi të veçantë ka përcaktimi i Kornizës për negociata në fillimin e muajit nëntor, pas së cilës do të vijojë konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, që do të shënojë fillimin e negociatave lidhur me kapitujt për anëtarësimin e vendit në BE.

Lidhur me ruajtjen e raporteve të mira fqinjësore, në takim u tha se Maqedonia e Veriut me vullnet të mirë dhe nëpërmjet dialogut ka për qëllim që ti zbatojë të gjitha detyrimet të përcaktuara me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë.

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli theksoi se mesazhet që vijnë nga Maqedonia e Veriut në Bruksel janë inkurajuese dhe se vendi është i gatshëm që me vullnet të mirë dhe nëpërmjet dialogut t’i zgjidh të gjitha çështjet deri në mbylljen e kornizës negocuese dhe deri në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në këtë drejtim, Sasoli potencoi se Komisioni Evropian është tërësisht i përkushtuar në procesin aderues për tërë Ballkanin Perëndimor, si dhe e vlerësoi përfshirjen e vendeve nga rajoni si hap historik për konsolidimin e BE-së.

Kujtojmë se në mars, Bashkimi Evropian miratoi vendim për fillim të pakushtëzuar të bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe pritet që konferenca ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit, gjatë kohës së udhëheqësisë gjermane. Bullgaria në shtator dërgoi memorandum sqarues deri te vendet anëtare të BE-së,  ku mes tjerash thotë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe është dialekt i gjuhës bullgare, por edhe se populli maqedonas është projekt i ish liderit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Me konferencën ndërqeveritare fillojnë bisedimet, por që të ndodh ajo, të gjitha vendet anëtare duhet që ta harmonizojnë kornizën negociuese, proces të cilin për momentin e bllokon Bullgaria, duke kërkuar lëshime për historinë dhe gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button