Fondacioni Metamorfozis me 30 tetor do të mbaje online aktivitetin “Dialog për agjendë digjitale”

Me 30 tetor, me fillim në ora 11:00, në platformën online ZOOM, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” organizon online aktivitet “Dialog për agjendë digjitale”, i cili është në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale”, bashkë financues i këtij projekti është Bashkimi Evropian dhe realizohet nga gjithsej 6 shtete (Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Estonija), shkruan Portalb.mk.

Ngjarja do konsistojë një prezantim të shkurtër të projektit dhe rrjetit IDEDA, të Agjendës digjitale të Ballkanit Perëndimor dhe prezantimi i hulumtimit të kryer në kuadër të Observariumit të agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut, të cilën Fondacioni Metamorfozis e realizoi në kuadër të projektit. Aktiviteti do të shërbeje për nxitjen e diskutimit për përfitimet dhe sfidat nga realizimi i agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut në kontekstin e sotëm, nga ku edhe do të dalin përfundimet të cilat Fondacioni Metamorfozis do ti marre parasysh në realizimin e aktiviteteve të mëtutjeshme.

Si folës në këtë aktivitet do të jetë zëvendësministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, menaxherja e programit për llogaridhënie dhe të drejtat e njeriut në Fondacionin Metamorfozis, profesor Vladimir Petkovski nga Instituti Ekonomik, këshilltari i drejtorit për mbrojtje të të drejtave të përdoruesve në Agjencinë për komunikimi elektronike, përfaqësues nga delegacioni i Unionit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësues nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të përmbushin formularin për regjistrim i cili mund të hapet duke klikuar këtu.

Për ndjekjen e aktivitetit është e nevojshme të kyçeni në këtë link, ndërsa për shkak të nevojave të projektit, aktiviteti do të regjistrohet dhe i njëjti do të jetë pjesë e arkivës të projektit, mirëpo nuk do të publikohet.

Pas përfundimit të ngjarjes, të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar do të ju dërgohen linqe të cilat do të  çojnë deri te hulumtimi i kryer dhe vizualizimet e përgatitura (në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze), përmes së cilave më pas do të mund të merren më shumë informacione për situatën me realizimin e agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button