Zv.kryeministri Bytyqi dhe ambasadori i BE-së Gir: Anëtarësimin i RMV-së në BE prioritet strategjik

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut ngarkuar për çështjet ekonomike,  koordinimin me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi, përmes video-konference, sot zhvilloi takim me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Ambasadorin David Gir, me të cilin diskutuan zbatimin e reformave në vendin tonë në drejtim të procesit të integrimit europian, si dhe për avancimin e të gjitha sferave të jetës shoqërore, njofton Portalb.mk.

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një interes kombëtar, tha Bytyqi dhe shtoi se në periudhën e ardhshme do të përkushtohet në forcimin e kapaciteteve njerëzore për të zbatuar reformat e nevojshme, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe sundimit të ligji dhe drejtësisë për të gjithë, dhe në të njëjtën kohë burime të mëdha do të drejtohen në realizimin e investimeve kapitale, me qëllim të lidhjes më të mirë të infrastrukturës në vend dhe me vendet e tjera të rajonit.

.Ambasadori Gir riafirmoi qëndrimin që Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup do të mbetet një pjesëmarrës aktiv në procesin e reformave dhe konfirmoi se Qeveria mund të presë mbështetjen e BE-së në projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët.

Në takim u diskutua gjithashtu krijimi i Planit Kombëtar të Zhvillimit, i cili përmes planifikimit afatgjatë, do të hap rrugën për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe do të krijojë një vizion që të gjithë do të përpiqemi ta arrijmë.

Ambasadori Gir dhe zëvendës Kryeministri Bytyqi folën gjithashtu për zgjidhje sistematike që synojnë zvogëlimin e korrupsionit dhe krijimin e një ambienti që do të minimizojë mundësinë e dukurive të tilla devijante, veçanërisht në administratën publike dhe shtetërore. Ata ranë dakord që me një bashkëpunim më të fortë ndër-institucional dhe një qasje sistematike për krijimin e zgjidhjeve anti-korrupsion, mund të priten rezultate të shkëlqyera dhe zbatimin e vlerave evropiane.

Në fund të takimit, zëvendës Kryeministri Bytyqi dhe Ambasadori i BE-së Gir ranë dakord se do të vazhdojnë komunikimin intensiv dhe monitorimin e të gjitha projekteve të cilat i kanë realizuar në bashkëpunim të përbashkët, në mënyrë që të arrihen qëllimet e përcaktuara dhe të kontribuojnë në një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button