Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për Komisionin për Sëmundje Infektive në dëm të qytetarëve

VMRO-DPMNE dhe LSDM edhe sot përmes komunikatave partiake kanë vazhduar përplasjet në lidhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, por në dëm të qytetarëve, pasi virusi korona po përhapet me shpejtësi të madhe, ndërsa votimi i masave për mbrojte është prolonguar në Kuvend për në datën 27 tetor, transmeton Portalb.mk.

Për partinë opozitare, komisioni nuk ka kredibilitet dhe nuk mund të ballafaqohet me krizën e koronës dhe për këtë kërkon formimin e komisionit të ri special.

“Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive ka dështuar nga 2000 të infektuarit të paralajmëruar fillimisht, tani kemi 2000 për vetëm një javë. Komisioni për Sëmundje Infektive është fajtori kryesor për numrin e lartë e të infektuarve dhe të vdekurve. Komisioni në vend të profesionalitetit demonstron politikë. Pikërisht për këtë nevojitet formim i komisionit special që do të përbëhet nga profesionistë, ekspertë në fushat e tyre që e vendosin shëndetin dhe interesin e qytetarëve para interesave personale partiake të partisë në pushtet”, thonë nga VMRO DPMNE.

Nga LSDM kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se e vendosin në rrezik shëndetin e qytetarëve. Nga kjo parti kanë shtuar se opozita dëshmon se sa janë të papërgjegjshëm dhe joserioz me atë që kanë kërkuar prolongim të pikës për ndryshim të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive.

“Kërkesa e tyre për formimin e komisionit special është vetëm edhe një veprim në vazhdën e veprimeve destruktive të partisë opozitare. Komisioni për Sëmundje Infektive është e përbërë prej profesionistëve të dëshmuar në shëndetësi dhe nuk ka asnjë nevojë që të formohet komision i ri paralel”, vlerësojnë nga LSDM.

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive, pritet të jetë në rend dite javën e ardhshme, në seancën e caktuar për më 27 tetor.

Diskutimi për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive me procedurë të shkurtuar, ku janë të përfshira edhe masat e reja për mbrojtje nga covid-19, të propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive është shtyrë me datën 27 tetor, kur dhe pritet të kthehen dy deputetët aktualisht të infektuar, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski, pasi opozita opozita maqedonase kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar se çfarë përmban ligji, sepse sipas tyre “kanë dyshime për disa akte ligjore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button