RMV, bëhet furnizimi i rezervuarëve të rinj për impiantin e trajtimit në ‘Jugohrom’

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informoi se tre furnizime  publike tashmë janë duke u zhvilluar për rinovimin e impiantit të trajtimit për zvogëlimin e kromit gjashtëvalent në Jugohrom, Jegunovc, edhe atë për depozitat e reja për impiantin e trajtimit, mirëmbajtjen e sistemit dhe telekomandën, njofton Portalb.mk.

“Impianti për trajtimin e ujërave të ndotur me krom gjashtëvalent në afërsi të Jegunovces, për shkak të vjetërsimit, në periudhën e kaluar nuk ka punuar me kapacitet të plotë. Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të pastrimit të kromit gjashtëvalent dhe parandalimit të rrjedhjes ose tejmbushjes së ujit të ndotur, Ministria bëri përpjekje shtesë dhe caktoi fonde për të mbuluar kostot e rindërtimit të instalimit. Punimet e rindërtimit (rindërtimi i shtratit mbrojtës nën rezervuarë dhe instalimi i rezervuarëve të rinj) duhet të përfundojnë deri në mes të nëntorit”, thuhet në njoftimin e MMJPH-së.

Për të inspektuar situatën në terren, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Kaja Shukova, vizitoi DPTU (SHPTSH) Jugohrom ALZAR, ku u takua me menaxhmentin e kompanisë dhe punonjësit në impiantin e trajtimit.

Nga atje ata u informuan se gjatë procesit të rindërtimit monitorohen kushtet në dhe përreth deponisë dhe rezervuarëve të ujërave të zeza.

Ndryshe, ndërmarrja Jugohrom ka qenë një ndotës kryesor i ajrit në rajonin e Pollogut, pasi kjo fabrikë nuk ka punuar me standarde ekologjike. Ndotja e ajrit Tetovën e rangoi ndër qytetet evropiane me ndotjen më të madhe të ajrit. Protestat e sektorit civil nuk ishin të pakta, si pasojë e kësaj, Qeveria VMRO-BDI në atë kohë i caktoi afat kohor për vendosjen e filtrave deri më 1 nëntor, si vonesë të kësaj, Jugohromi do të mbyllej.

Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit të 2016-s u mbyll. Pas mbylljes, rreth 900 punëtor mbetën pa punë, të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh, vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës. 
Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button