fbpx

SHBA, sot do të zhvillohet debati i dytë presidencial mes Trumpit dhe Bidenit

Sot më 22 tetor, presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden do të përballen në debatin e dytë, 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Të dy kandidatët do të bëjnë thirrjet e tyre të fundit para zgjedhjeve. Trump dhe Biden, në debatin paraprak ndërprenë disa herë njeri-tjetrin dhe u cilësua si debati më i keq në historinë e debateve presidenciale, njofton New York Times, transmeton Portalb.mk.

Trump vazhdimisht është zotuar se të vazhdojë të bëjë paraqitje të drejtpërdrejta para turmave të mëdha, në kundërshtim me këshillat e ekspertëve mjekësorë. Ndërsa  Biden ka qenë më i kufizuar, fushatën e ka zhvilluar kryesisht në ngjarje më të vogla dhe më të kontrolluara që respektojnë rregullat e distancës sociale dhe që kanë qenë element kryesor i tij gjatë kësaj fushate të çuditshme.

Këtë radhë, Komisioni i Debateve Presidenciale, një institucion i pavarur, do t’ia mbyllë mikrofonin kandidatit ndërkohë që rivali i tij i përgjigjet pyetjes lidhur me gjashtë tema aktuale të zgjedhura nga gazetarja e kanalit NBC News, Kristen Welker e cila do të drejtojë debatin.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk përpiqet të ndërpresë tjetrin gjatë komenteve 2 minutëshe në hapje, komisioni tha se mendon që votuesit e pavendosur do të kenë mundësi të dëgjojnë më qartë pikëpamjet e rivalëve.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga debati i parë, i cili do të zhvillohet në një mjedis universitar në Neshvill të shtetit Tenesi. Debati i dytë u anulua fillimisht pasi presidenti u shtrua në spital për COVID-19. Komisioni reagoi duke njoftuar se debati i dytë do të zhvillohej online, por presidenti nuk pranoi dhe planet u anuluan.

Debati i sotëm mund të jetë shansi i fundit më i rëndësishëm për Presidentin Trump për të reduktuar epërsinë e rivalit Biden në anketa. Me afro gjysmë shekulli përvojë në politikë, Biden ka një avantazh prej 9-10% në anketa kombëtare, por në shtete të lëkundura kjo epërsi është shumë më e ngushtë. Këto shtete fushëbetejë janë vendimtare për rezultatin, shkruan Zëri i Amerikës.

Gazetarja Welker ka thënë se do t’i pyesë kandidatët për masat e tyre për të vënë nën kontroll pandeminë.

Në një intervistë me kanalin Fox News të martën, Presidenti Trump kritikoi zonjën Welker si “plotësisht partiake” dhe kritikoi komisionin e debateve duke thënë se është tendencioz kundër tij.

Presidenti tha se nuk është i kënaqur që do t’i mbyllin mikrofonin gjatë deklaratës hapëse dhe shtoi se debati duhet të ishte përqendruar tek politika e jashtme dhe jo te pandemia dhe tema të tjera.

Ekipi i Trumpit ka thënë se presidenti do të ngrejë këtë radhë një temë që nuk u prek gjatë debatit të parë — akuzat se djali i zotit Biden, Hunter kishte përdorur emrin e të atit dhe postin e tij si nënpresident për të hyrë në marrëveshje fitim-prurëse me Ukrainën dhe Kinën.

Biden i ka cilësuar akuzat lidhur me të birin “fushatë njollosjeje” por nuk u është përgjigjur konkretisht këtyre akuzave lidhur me marrëveshjet e të birit, ndër to edhe një vend për Hunter Biden në bordin e kompanie gazi, sipas disa raportimeve të medias sociale, ku ai paguhej rreth 50 mijë dollarë në muaj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close