Oksfordi do të vazhdojë testimin e vaksinës kundër Kovid-19, vulletari që vdiq nuk kishte pranuar vaksinë

Testimi i një vaksine të mundshme Covid-19 që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të vazhdojë, pavarësisht se u hetua vdekja e një vullnetari në Brazil. Zyrtarët shëndetësorë nuk dhanë detaje rreth vdekjes së vullnetarit, duke përmendur protokollet e konfidencialitetit, por Oxford tha se një “vlerësim i kujdesshëm” nuk tregoi shqetësime të sigurisë, njofton Portalb.mk.

Një vullnetar nga Brazili i cili mori pjesë në testet e vaksinës anti Kovid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, ka vdekur në fazën e tretë të një prove klinike të vaksinës, konfrmoi agjencia shtetërore rregullatore e shëndetit brazilian Anvisa. Universiteti i Oksfordit njoftoi se ai nuk mori vaksinën, por një placebo, që do të thotë se nuk vdiq nga pasojat e vaksinës.

Pas vdekjes së vullnetarit, Oksford njoftoi se vullnetari ishte pjesë e grupit të kontrollit dhe se në vend të vaksinës kundër koronavirusit, ai e mori atë kundër meningjitit. Rregullatori brazilian i shëndetësisë njoftoi se zhvillimi i vaksinës do të vazhdojë, pavarësisht vdekjes së vullnetarit, raporton Reuters. Ata gjithashtu deklaruan se ishin informuar për vdekjen e vullnetarit më 19 tetor, por për shkak të etikës dhe kondencialitetit, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare, të dhënat për vullnetarët e provave klinike duhet të mbahen sekrete.

Universiteti federal në Sao Paulo konrmoi vdekjen e vullnetarit në një deklaratë të veçantë, duke bërë të ditur se ai ishte një shtetas brazilian. Universiteti i Oksfordit njoftoi se një organ i pavarur kishte konfirmuar se aksidenti nuk ishte një efekt anësor i vaksinës dhe se hetimi po vazhdon. “Pas analizës së kujdesshme të këtij rasti në Brazil, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për sigurinë e provës klinike dhe një organ i pavarur, si autoritete braziliane kanë këshilluar që testimi të vazhdojë”.

Edhe BBC nga burimet e saj mësoi se vullnetari nuk e mori vaksinën.

Vetëm rreth gjysmës së vullnetarëve në provë u jepet vaksina aktuale e Universitetit të Oksfordit Covid-19. Grupit të dytë u jepet një vaksinë ekzistuese e licencuar për meningjit.

As pjesëmarrësit dhe as familjet e tyre nuk e dinë se cilën vaksinë po i bëhen.

Kjo u mundëson studiuesve të krahasojnë rezultatet për të dy grupet në mënyrë që të masin nëse vaksina është efektive apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button