Shërbimi amerikan i zbulimit thotë se Rusia dhe Irani kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale 2020

Rusia dhe Irani kanë tentuar të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane, duke shtënë në dorë informatat e regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë të rrallë për shtyp kreu i shërbimeve amerikane të zbulimit. Drejtor i shërbimeve amerikane të zbulimit John Ratcliffe dhe drejtori i FBI-së, Chris Wray thanë se SHBA do të përgjigjej me masa ndëshkuese ndaj çdo vendi të huaj që ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020, raporton CNN, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare ameriane John Ratcliffe tha, si Irani, po ashtu edhe Rusia kanë marrë informatat e regjistrimit të votuesve të SHBA-së në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje. Irani që paraqitet si grupi i ekstremit të djathtë ka ndërhyrë me të ashtuquajturit ‘Djemtë krenarë’ duke dërguar email frikësues tek votuesit.

Ratcliffe, së bashku me rdejtorin e FBI-së Chris Wray,  në një konferencë shtypi tha se Irani ishte përgjegjës për fushatën me email, dukej sikur kishte ardhur nga Djemtë Krenarë, si dhe përhapjen e dezinformimit rreth mashtrimit të votuesve përmes një videoje të lidhur në disa nga postat elektronike.

“Këto të dhëna mund të përdoren nga aktorë të huaj për të provuar t’u komunikojnë informacione të rreme votuesve të regjistruar që ata shpresojnë të shkaktojnë konfuzion, të mbjellin kaos dhe të minojnë besimin tuaj në demokracinë amerikane,” tha Ratcliffe.

Sipas tij, Irani ka dërguar email të falsifikuar për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Donald Trump.

“Ju mund të keni parë disa raportime për këtë në 24 orët e fundit, ose mund të keni qenë edhe një nga marrësit e atyre postave elektronike. Kemi konfirmuar se i njëjti informacion mbi votuesit është shtënë në dorë si nga Irani, ashtu edhe nga Rusia,” tha zoti Ratcliffe gjatë një konference për shtyp të zhvilluar pa paralajmërim. “Kemi diktuar Iranin duke dërguar emaile me emra të sajuara për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump,” tha ai gjatë komenteve të mërkurën në mbrëmje.

Demokratët dhe një grup i ish zyrtarëve të inteligjencës nga ana tjetër kanë akuzuar Ratcliffe, një ish-kongresist republikan udhëheqës i komunitetit të inteligjencës këtë vit, për deklasifikimin selektiv të inteligjencës në prag të zgjedhjeve për të ndihmuar fushatën e Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button