Qendra për tranzicion demokratik propozon që gjatë regjistrimit në Mal të Zi të mos grumbullohen të dhëna mbi kombin, religjionin dhe gjuhën

Qendra për tranzicion demokratik e filloi iniciativën që në regjistrimin në Mal të Zi të hidhet poshtë praktika e vjetër e grumbullimit së të dhënave mbi përkatësinë etnike (kombëtare) dhe (mos) përkatësinë religjioze, si dhe gjuhën në të cilën flet qytetari. Qëllimi i këtij propozimi është që të ndërpritet praktika e deritanishme dhe e vjetëruar e të kuptuarit të esencës së regjistrimit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

“Mënyra e mëparshme e realizimit të regjistrimit nuk është e paligjshme, por ne e konsiderojmë atë të vjetruar, kështu që duam të ofrojmë një mënyrë alternative të të menduarit për një kuptim ndryshe të thelbit të regjistrimit. “Nisma jonë është në përputhje me detyrimet e ardhshme të Malit të Zi ndaj BE, që do të thotë se regjistrimi duhet të kryhet pa deklarimin e qytetarit, sepse mënyra aktuale konvencionale e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave është e vjetruar dhe më pak e besueshme,” potencojnë nga QTD.

Nga atje thonë se Qeveria gjatë mandatit 2016-2020 filloi aktivitetet në këtë drejtim, por ato nuk janë përfunduar me kohë, kështu që ky regjistrim do të kryhet në mënyrën e vjetër.

“Regjistrimi është dhe duhet të jetë një veprim statistikor që lehtëson, mbështet dhe drejton politikat shtetërore dhe nuk zbatohet, siç mendohet shpesh, në mënyrë që të deklarohen qytetarët për fenë, kombin dhe gjuhën. Ne besojmë se qëllimi kryesor i mbledhjes së të dhënave mbi përkatësinë etnike, fetare ose gjuhësore është të zbatojmë politikat e partive etno-nacionaliste dhe të vazhdojmë të manipulojmë ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe fetare të qytetarëve”, theksojnë nga organizata.

Realizimi i regjistrimit sipas praktikës së vendosur do të nënkuptonte vazhdim të politikës së shkatërrimit të qenies shoqërore të Malit të Zi në aspektin fetar dhe kombëtar dhe devijimin e mëtejshëm nga parimet e shtetit qytetar, konsiderojnë nga QTD.

“Miratimi i iniciativës sonë domosdoshmërisht do të hapë çështjen se si do të realizohen të drejtat aktuale të njerëzve të cilat legjislacioni ynë i përcakton si pakicë. Kjo kryesisht ka të bëjë me përcaktimin e përqindjes së pakicave etnike të nevojshme për të zbatuar Ligjin për zgjedhje të këshilltarëve dhe zëvendësve dhe Ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave”, thonë nga QTD.

Që të konfirmohen këto të dhëna, siç thonë ligjet, do të përdoren të dhëna nga regjistrimet e mëparshme, dhe në rast të ndryshimeve të mëdha demografike (të cilat monitorohen rregullisht nga statistikat zyrtare), ato mund të kontrollohen duke kryer sondazhe të përshtatshme zyrtare. Ka shumë hapësirë ​​për afirmimin dhe ruajtjen e karakteristikave të njerëzve, por regjistrimi nuk është një mënyrë për t’i arritur ato, thonë nga Qendra për tranzicion demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button