Pozitive me Kovid-19 një edukatore nga një çerdhe në Gostivar, 10 fëmijë në izolim

Një edukatore nga një çerdhe në Gostivar është pozitive me Kovid-19, për çfarë arsye nga sot 10 fëmijë nga grupi i saj janë vendosur në izolim. Ky është rasti i parë i një të infektuari me Kovid-19 në një çerdhe në Gostivar, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.

“Simptomat tek edukatorja janë paraqitur të dielën kur ka qenë në shtëpi. Ajo deri të premten ka qenë në punë. Menjëherë na informoi për këtë gjë dhe ne i thamë që të mos vijë në punë. Kishte caktuar edhe testim, ndërsa dje i ka mbërritur rezultati dhe për fat të keq, ai është pozitiv. Gjendja e saj është e mirë, ka vetëm simptoma të lehta. Për këtë arsye, menjëherë vendosëm kontakte me Qendrën për Shëndet Publik nga Gostivari prej nga na dhanë rekomandime që t’i informojmë prindërit e fëmijëve, që ata të vendosen në izolim shtëpiak 14 ditë. Bëhet fjalë për gjithsej 10 fëmijë të moshës nga dy deri në tre vjeç nga grupi i edukatores. Midis fëmijëve tani për tani nuk ka asnjë me ndonjëfarë simptoma, si temperaturë e lartë dhe ngjashëm. Në çerdhe po i ndjekim protokollet të cilat na janë dhënë nga Ministria, vazhdimisht realizojmë dezinfektim të hapësirës, ndërsa fëmijëve tre herë në ditë ua masim temperaturën dhe ndjekim se nëse tek ndonjë fëmijë eventualisht do t’u paraqiten ndonjë simptomë”, deklaroi Mirjana Micoska, drejtoreshë e çerdheve në Gostivar.

Çerdhet e Gostivarit momentalisht i vizitojnë rreth 250 fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button