Shaqiri – Galovej: Ambasada britanike me mbështetje të vazhdueshme në procesin e reformimit të administratës publike

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri sot realizoi takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Galovej, njofton Portalb.

Në takim, ministri Shaqiri ka shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Ambasadës britanike dhe MSHIA-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në procesin e reformimit të administratës publike, duke pasur parasysh atë që ekspertiza dhe ndihma britanike janë të një rëndësie të veçantë.

“Njëkohësisht, është shprehur falënderim për mbështetjen britanike edhe në procesin e zhvillimit të shërbimeve elektronike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet partnerëve të tjerë dhe shoqatave joqeveritare, si dhe mbështetjen e përkryerjes profesionale të të punësuarve të MSHIA-së lidhur me sigurinë kibernetike. Ministri Shaqiri dhe ambasadorja Galovej janë dakorduar që bashkëpunimi i suksesshëm reciprok të vazhdojë edhe më tej me hapa konkrete, me qëllim të mundësimit të profesionalizimit të administratës, e cila do të punojë në mënyrë transparente dhe profesionale dhe do të jetë shërbim i vërtetë i qytetarëve”, thuhet në kumtesën nga MSHIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button