fbpx

Papa Françesku jep shenja për përkrahje të partneritetit civil mes gjinisë së njëjtë

Papa Françesku ka thënë se ai beson që çiftet e gjinisë së njëjtë duhet të lejohen të kenë partneritet civil, transmeton REL.

Ai i ka bërë këto komente, për të cilat vëzhguesit thonë se janë deklaratat e tij më të qarta për lidhjet mes homoseksualëve, në një dokumentar të prodhuar nga Evgeny Afineevsky.

“Homoseksualët kanë të drejtë të kenë familje”, ka thënë ai në filmin që ka pasur premierën të mërkurën.

“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e familjes. Askush nuk duhet të lihet anash apo të bëhet i mjerë për këtë gjë. Na duhet të krijojmë një ligj për partneritet civil. Në atë mënyrë ata mbulohen ligjërisht”.

Ai ka shtuar se përkrah këtë gjë, ndonëse kjo deklaratë duket se i është referuar kohës kur ka qenë peshkop në Buenos Aires, kur ndonëse ka kundërshtuar martesat e gjinisë së njëjtë me ligj, ai ka mbështetur disa mbrojtje ligjore për këtë lloj të çifteve.

Filmi Francecso, që shpërfaq jetën dhe punën e Papa Françeskut, është shfaqur në kuadër të Festivalit të Filmit në Romë.

Përveç komenteve të Papës, në film ai shfaqet duke inkurajuar dy homoseksualë duke marrë pjesë në kishë me tre fëmijët e tyre.

Sipas doktrinës aktuale katolike, martesat mes homoseksualëve konsiderohen “sjellje devijante”.

Më 2003, trupi për doktrina i Vatikanit ka thënë se “respekti për homoseksualët nuk mund të rezultojë me miratim të sjelljes homoseksuale apo të njohjes ligjore të bashkimit mes homoseksualëve”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close