Shpërtheu Kovid-19 në Ballkan, vendet në rajon rivendosin kufizimet (INFOGRAFIK)

Partia më e madhe e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE bllokon miratimin e masave më të rrepta kundër përhapjes së virusit korona, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Evropa është sërish epiqendër e një vale të re të të infektuarve me kovid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Gadishulli Ballkanik është veçanërisht i prekur nga fluksi i ri i njerëzve të infektuar. Lakoret e grafikëve të të gjitha vendeve në rajon po lëvizin lart, diçka që ekspertët e shëndetësisë dhe epidemiologët e paralajmëruan disa muaj më parë. Temperaturat e ulëta, e kështu edhe qëndrimi më i shpeshtë në ambiente të mbyllura, por edhe organizimi i tubimeve masive, protestave dhe mosrespektimi i rregullave për mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës, e rrisin numrin e rasteve në nivel ditor gjithandej.

 

Nëse e shikohet situata në Kroaci dhe Slloveni, mund të shihet se numri i pacientëve të infektuar rishtazi po rritet me shpejtësi çdo ditë. Kështu, dje (20 Tetor 2020) në këto dy vende u regjistruan 1.400 dhe 1.300 raste. Në baza javore, numri i pacientëve të infektuar rishtazi shkon nga 5 deri në 6.000 raste. Rreth një javë më parë, këto shifra ishin mbi 700 raste në ditë, ose rreth 3.500 në javë. Numri po rritet edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ditët e fundit, numri i rasteve të reja shkon rreth 300, por dje atje u regjistruan mbi 700 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve të infektuar në BiH deri më 21.10.2020. është 35.389, në Slloveni 14.473 dhe në Kroaci 26.863.

Lakorja e grafikut tabelës së pacientëve të infektuar rishtas po rritet në Malin e Zi. Sipas raporteve dhe të dhënave, një rritje e konsiderueshme e numrit filloi në mes të shtatorit dhe ditët e fundit ka arritur kulmin me mbi 4500 raste aktive. Ashtu si po përkeqësohet situata epidemiologjike në disa komuna, në ato vende po hyjnë në fuqi masat kufizuese. Kështu, në Budvë, Cetinje, Ulqin, Bello Pole është e ndaluar puna e objekteve hotelierike si dhe tubimi nëpër shtëpi të personave që nuk janë anëtarë të familjes. Gjithashtu ndalohet dalja nga shtëpia në periudhën nga 22:00 deri në 5 të mëngjesit.

Në Shqipëri ka mbi 300 raste të reja në ditë, epiqendra kryesore është Tirana. Në shtet, shumë pacientë kanë nevojë për t’u shtri në spital. Masat e reja kufizuese janë duke u shqyrtuar, ndërsa  ndërkohë rregulli i mbajtjes së maskës në ambient të hapur është në fuqi, dhe ata që nuk e respektojnë dënohen. As në Kosovë situata nuk është e shkëlqyeshme. Si rezultat i koronavirusit, atje kanë vdekur 653 njerëz, kurse nga fillimi janë regjistruar 17.651 raste.

Rritje shënon edhe Bullgaria, ku numri i të vdekurve tashmë ka kaluar 1.,000. Rekorde negative janë duke u thyer edhe për nga numri i pacientëve të infektuar rishtas, kështu që dje (20 tetor 2020) në Bullgari janë regjistruar 1,336 raste. Lidhur me masat, masa më të mëdha mbrojtëse janë paralajmëruar në qytetet më të mëdha.

Dr. Aleksandar Stojanov, epidemiolog shumëvjeçar dhe drejtor i Qendrës për shëndet publik,  për Meta thotë që nëse nuk merret parasysh Serbia, sepse ekzistojnë dyshime reale për situatën atje, në të gjitha vendet e tjera numrat po rriten gjatë gjithë kohës.

“Në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni, numri i rasteve me kovid po rritet tërë kohën. 20% e atyre që testohen në Slloveni janë pozitive, që është përqindje e lartë. Tani atje po aplikojnë orë policore nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit. Suedia tani ka filluar të mbyllë kafenetë, Belgjika tashmë i ka mbyllur kafenetë për dy muaj. Parisi ka vendosi orë policore. Ato që po i propozojmë, nuk e kemi pagëzuar orë policore, por të gjithë restorantet, furrat e bukës, pastiçeritë, kafenetë, pikat e karburantit dhe kudo që të mblidhen më shumë njerëz, nuk do të punojmë në periudhën nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit. Ata nuk do të punojnë fare për të zvogëluar lëvizjen. Nëse kjo nuk ndihmon, hapi tjetër do të jetë orë policore”, thotë Dr. Stojanov.

Sipas tij, për të dhënë rezultate masat duhet të respektohen.

“Transporti publik është një problem i madh për ne. Ne kemi propozuar që të rritet numri i autobusëve, në mënyrë që të zvogëlohet hyrja e udhëtarëve në një autobus, dhe udhëtarët të jenë të gjithë me maska. Nëse respektohet, do të jetë mirë. Ndryshe, që nga 9 shtatori, kemi vetëm 18 fëmijë pozitivë që frekuentuan kopshtin e fëmijëve, por u sollën pozitiv nga jashtë, asnjëri prej tyre nuk u infektua në kopsht. Kjo pasi protokollet në kopshte respektohen. Dhe në shkolla ka shumë pak nxënës që janë pozitivë. Kemi profesorë pozitivë të infektuar edhe nga jashtë, për shkak të të cilave klasa të tëra janë në izolim. Por, kryesisht, në shkolla dhe kopshte rregullat respektohen”, thotë Stojanov.

Për herë të parë orë policore kishte më 22 Mars, gati një muaj pas rastit të parë të regjistruar në vend. Më 20 tetor 2020, numri i rasteve në vend tejkaloi 24,000, prej tyre 850 vdiqën.

Megjithëse Qeveria ka propozuar, tani ka vështirësi në futjen e masave të propozuara sepse shteti nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme, kështu që vendimet e Qeverisë duhet të kalojnë përmes Parlamentit. Dhe opozita po bllokon miratimin e këtyre masave në Parlament. VMRO-DPMNE së pari kërkoi më shumë kohë për të rishikuar masat para se t’i votojë ato, dhe tani kërkon nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe të formohet një komision i ri këshillues për përballje me kovid-19. Ministri Filipçe shkurt e shpejtë e refuzoi këtë kërkesë.

“Kjo është një përpjekje e paramenduar dhe tendencioze për të fituar pika të politikës ditore që e rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e popullatës. Që nga fillimi i krizës në vend, nga opozita nuk kemi parë asgjë tjetër përveç veprimit jo konstruktiv, pengesave dhe kritika ndaj të gjithëve që bëjnë përpjekje maksimale në përballje me virusin në vend”, tha Filipçe.

Sidoqoftë, VMRO-DPMNE njoftoi se ata do të marrin pjesë në seancën e planifikuar të Kuvendit për miratimin e masave të propozuara nga qeveria, por do të abstenojnë.

“Ne e dimë që ata nuk kanë kuorum, por ne do të jemi korrekt, do ta bëjmë kuorumin në seancën parlamentare. “Edhe pse do të abstenojmë, përsëri do të lejojmë që ky projekt-ligj të kalojë,” tha deputeti i VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button