Në Spitalin e Strugës vetëm edhe një vend i lirë për pacientët me Kovid-19, Kumanova në pritje të pikës së re të pranimit

Numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut ditët e fundit ka filluar të ritet, ashtu që në 24 orët e fundit arriti deri në 641 numri i rasteve të reja, transmeton Portalb.mk. Në spitalet e vendit tashmë ka filluar të ketë mungesë të vendeve të lira për pranimin e pacientëve.

“Qëndroni në shtëpi dhe kontaktoni rregullisht mjekët tuaj. Duhet t’i sigurojmë fillimisht ndihmë atyre që e kanë gjendjen e rëndë, serioze”, i këshilloi drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Milena Stevanoviq, të sëmurët me simptoma të lehta.

Në Strugë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të reja, 3 pacientë të shëruar, ndërsa në këtë qytet janë gjithsej 78 raste aktive.

Në lidhje me gjendjen epidemiologjike në këtë qytet, Muhamed Asani, drejtori i Spitalit të përgjithshëm në këtë qytet sqaroi se tani ka vetëm një vend të lirë në spital.

“Në Repartin intern 10 shtretër janë dedikuar për pacientë pozitivë me Kovid-19. Për momentin ka shtatë pozitivë dhe dy raste të dyshimta. Do të thotë i lirë është edhe një shtrat”, deklaroi Asani për MIA duke sqaruar se Spitali i Strugës nuk ka qendër për Kovid-19. Raportohet se në këtë qytet do të vendoset një nga 16 spitalet montuese.

Kumanova gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 26 raste të reja me Kovid-19, ndërsa 6 pacientë u shëruan ndërkohë. Në këtë qytet kemi 525 raste aktive, si qyteti i dytë me raste aktive në vend pas Shkupit.

“Kemi probleme teknike, në këtë repart do të vendoset instalim adekuat elektrik për nevojat të pacientëve. Shpresoj të ndodhë së shpejti. Ne jemi duke pritur ‘dritën e gjelbër’ nga instancat më të larta zyrtare dhe nëse vlerësimi ynë është se duhet të hapet pikë, ne do ta hapim atë”, deklaroi Snezhata Zaharieva, drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, ku vendet për strehimin e pacientëve me Kovid-19 tashmë janë të mbushura, ndërsa planifikohet që reparti i psikiatrisë të shndërrohet në pikë të dytë të trajtimit të pacientëve me Kovid-19, duke e marrë parasysh se pjesa e parë e Spitalit tashmë është i mbushur.

Drejtoresha theksoi se duhet të ketë edhe riorganizim i punonjësve mjekësorë.

Javën e kaluar, Zharko Karaxhovski, udhëheqësi i Komisionit për sëmundje ngjitëse në RMV vlerësoi se nëse nuk e ndihmojmë veten, as 500 mjekë, 500 infermierë dhe as 20 spitale të tjera nuk do të na ndihmojnë. Përndryshe, ne do t’i stëmbushim spitalet. Do të bëhen rotacione në stafin mjekësor, por numri i atyre njerëzve është i kufizuar.  Ndërkohë epidemilogu Aleksandër Stojanov ka theksuar se problem është se nuk kemi shumë krevate për mjekim dhe për këtë do të nevojite masa.

Ndryshe, ministri Venko Filipçe javën e kaluar ka vlerësuar se nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë, ndërsa sa ju përket spitaleve, sipas Filipçes ka strategji të pastër si kristali për atë si do të përballet shteti në rast të rritjes së numrit të të infektuarve. Ai gjithashtu ka raportuar se tërësisht është mbushur kapaciteti i Klinikës Infektive dhe se prej mbrëmë është aktivizuar spitali modular i vendosur në afërsi të ndërtesës së klinikës.

LEXO: RMV, Karaxhovski: Pa disiplinë as 500 mjekë dhe as 20 spitale nuk do të na ndihmojnë kundër Kovid-19
LEXO: Filipçe: Nuk ka nevojë për masa tjera, kemi “plan të pastër si kristali” për spitalet
LEXO: RMV, në Klinikën Infektive janë mbushur të gjithë krevatet, në funksion është reparti modular
LEXO: Spitali “8 shtatori” nuk ka krevate të lira, më shumë pacientë të ri me Covid-19 janë pranuar nga Strumica

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button