Kuvendi i RMV-së blen 100 llaptopë nga 917 euro, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit s’kanë pajisje për mësim

Me nënshkrim të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me 100 laptopë. Bëhet fjalë për modelin “HP EliteBook 735 G6 Notebook PC”, ndërsa sipas furnizimit, një laptop kushton 56 445 denarë apo 917 euro pa përfshirjen e TVSh-së, njofton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk. 

Marrëveshja është nënshkruar me kompaninë për TI “Neokom”. Ajo është e obliguar që në afat prej 60 ditësh ta dërgoj porosinë e laptopave, të cilat duhet menjëherë të jenë të përshtatshëm për punë dhe në secilin prej tyre të ketë dokument me udhëzime për përdorim.

Kuvendi furnizohet me 100 laptopë në periudhën e krizës së koronës, kur pushteti dhe opozita kanë mosmarrëveshje rreth asaj nëse Kuvendi duhet të punojë online, pasi tre deputet u infektuan me këtë virus.

Dokumenti i furnizimit

Në nenin 3 nga marrëveshja me “Neokom”, shkruan se mjetet janë siguruar “përmes marrëveshjes për realizimin e kontributit financiar në kuadër të Programit për mbështetje të Parlamentit”.
Ky program ka të bëjë me mbështetjen financiare që Zvicra ia jep Parlamentit të RMV-së nga viti 2018.  Projekti zbatohet përmes Institutit Nacional Demokratik (angl. NDI) dhe qëllimi është që parlamenti të jetë më kualitativ.

Megjithatë, ky furnizim ndodh në një periudhë kur nxënësit dhe mësimdhënësit po hasin në vështirësi të mëdha për furnizim me llaptop, të cilët u duhet për mbajtje të mësimit online.

Kryetari i SASHK-ut, në prag të fillimit të vitit shkollor, alarmoi se, numri më i madh i mësuesve, mbi 90 për qind kanë theksuar se nuk mund t’i shfrytëzojnë kompjuterët personal për nevoja të punës për shkak se si ata kanë edhe fëmijë të cilët duhet të punojnë me të njëjtin kompjuter”.

Ai po ashtu, alarmoi se shumë drejtorë kërkojnë që mësimdhënësit me mjete personale të blejnë llaptop ndërkaq nga Ministria e Arsimit këtë obligim ia veshin komunave.

Madje, ministrja e Arsimit, Milla Carovska së fundmi ka porositur që mësuesit mësimin online mund ta zhvillojnë nga shtëpia, kjo, në mënyrë që të mos nxehet e gjithë klasa për një mësues, ndërsa ato para mund të përdoren për të blerë pajisje.

“Bisedojmë me kryetarët e komunave për racionalizimin e fondeve, për të mos humbur para në ngrohjen e një klase të tërë për një mësues, ndërsa ato para mund të përdoren për të blerë pajisje IT. Kur të marrim vendimin, ne do të informojmë publikun,” tha ministrja pasi vizitoi Shkollën fillore Ljupço Santov.

Ministria duket se ka ndryshuar qëndrimin, i cili në fillim u kërkonte mësuesve që mësimin ta zhvillojnë nga shkolla, me qëllim për të monitoruar nëse ata mbajnë mësim me nxënësit.

Një pjesë e shkollave, nxënësit dhe mësimdhënësit janë pajisur nëpërmjet donacioneve të ndryshme të organizuar me vet iniciativë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button