fbpx

MMJPH: Konsultimi publik për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park kombëtar për shkak KOVID-19 do të vazhdojë të bëhet online

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se pjesa tjetër e procesit të konsultimit publik për Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park kombëtar, për shkak të pamundësisë për të zhvilluar një debat publik klasik me prani fizike, në mënyrë plotësuese do vazhdojë të realizohet nëpërmjet platformave online dhe televizioneve, njofton Portalb.mk.

“Gjatë dy javëve të ardhshme, do të transmetohet një prezantim informativ me video në gjuhën maqedonase dhe shqipe, në përputhje me agjendën për prezantimin e debateve publike, ku do të ndahen informacione mbi vlerat natyrore të Malit Sharr dhe zonat e propozuara nga Studimi për valorizimin e Malit Sharr dhe prazentimi i Projektligjit të hartuar si dhe udhëzimet ku dhe kur mund të paraqiten komentet dhe vërejtjet për Projektligjin”, informojnë nga MMJPH.

Videoja informuese në të dy gjuhët do të transmetohet në mëngjes dhe në mbrëmje me njoftimin paraprak përmes:

  • televizionit kombëtar
  • televizioneve lokale
  • faqes së fejsbukut të MMJPH-së.

Nga 26.10. deri 30.10. do të kryhen tri konsultime specifike të fokusuara me grupe relevante qëllimore / palë të interesuara:

  • Shoqërinë civile – OJQ (në online)
  • Kryetarët e komunave nga rajoni ku shpallet zona, BNJVL-ja dhe përfaqësuesit e bashkësisë lokale (online)
  • Dhomat e Tregtisë dhe sektori i biznesit lokal (online)

Nga 26.10. deri 1.11 do të zhvillohen takime të drejtpërdrejta (në grupe të vogla) me komunitetin rural me temën dëgjimi i nevojave lokale dhe promovimi i aktiviteteve tradicionale në zonën e mbrojtur të ardhshme.

Më 5.11.2020 do të mbahet një debat zyrtar publik (online) në platformën ZOOM (me përkthim të siguruar simultan në dy gjuhët. )

Në dispozicion është linja telefonike e hapur në Qendrën Arhus për paraqitjen e komenteve: 070 666 230; 076 319 503 и 076 319 501.

Një kërkesë me shkrim për mendim u është dërguar të gjitha palëve të interesuara dhe institucioneve dhe linkun në të cilin është i disponueshëm Projektligji (ENER dhe UEB faqja e MMJPH).

“Gjithashtu kujtojmë që konsultat me publikun janë të hapura gjatë gjithë periudhës. Projektligji është në dispozicion në ENER dhe në faqen e internetit të MMJPH, ndërsa vërejtjet dhe komentet mund të dorëzohen vazhdimisht, jo më vonë se deri më 15 nëntor 2020. Gjithashtu do të informojmë në mënyrë përkatëse për kohën e saktë të realizimit të aktiviteteve veç e veç”, shtojnë nga MMJPH.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close