RMV, Shekerinska – Karakaçanovit: Komunikimi me aleatët nuk duhet të jetë i tillë

“Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe ne jemi anëtare e NATO-s. “Komunikimi me aleatët nuk duhet të jetë i tillë,” tha ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska Jankovska, duke komentuar një deklaratë nga homologu i saj bullgar Krasimir Karakaçanov, i cili tha se do të “dërgonte një regjiment inxhinierik” në Maqedoni për të hequr përmendoret që mbanin pllaka me shkrime “okupator fashist bullgar “, njofton Portalb.mk.

“Ka kaluar koha kur ministrat e mbrojtjes nga rajoni ynë mund të bënin deklarata të tilla, ndërsa dikush t’i konsideroјë ato serioze. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe ne jemi anëtare e NATO-s dhe kjo nuk është mënyra se si anëtarët e Aleancës komunikojnë ose duhet të komunikojnë. Ne do të vazhdojmë të dërgojmë të njëjtat mesazhe që kemi dërguar në vitet e kaluara, dhe kjo është që qytetarët tanë na paguajnë dhe  presin që t’u sigurojmë atyre siguri. Dhe kjo siguri varet nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, tha Shekerinska sot gjatë një promovimi në Akademinë Ushtarake.

Shekerinska shtoi se pret që Bullgaria të vazhdojë ta mbështesë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Duke komentuar njoftimet e sekretarit amerikan të mbrojtjes Macr Esper se një regjiment i blinduar amerikan nga Gjermania mund të zhvendoset në Poloni, Rumani ose Bullgari, Shekerinska tha se hedh poshtë pretendimet se SHBA-ja po humbn interesin për Evropën.

“Kjo tregon interesin e Shteteve të Bashkuara, por gjithashtu interesin e të gjithë rajonit të atlantikut të veriut për të investuar në një plan të shtuar ushtarake si një mesazh që siguria e secilit aleat është siguria e Aleancës,” tha Shekerinska.

Në ceremoninë e sotme të Akademisë Ushtarake, u promovuan 27 kadetë nga klasa e 20-të, nga të cilët 19 oficerë të rinj maqedonas, tre nga Mali i Zi, katër nga Bosnja dhe Hercegovina dhe një nga Kosova. Në të njëjtën kohë, 40 kadetë nga klasa e 24-të e Akademisë u betuan për të filluar arsimin e tyre ushtarak. Prej tyre, 25 janë nga Maqedonia e Veriut, 8 nga Mali i Zi, 6 nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 1 nga Kosova.

Kujtojmë se, Sofja zyrtare ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve. Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button