Gjermania investon 500 milionë euro në përmirësimin e sistemit të ventilimit për shkak të korona virusit

Qeveria gjermane ka vendosur të investojë 500 milion euro për të përmirësuar sistemin e ventilimit në objektet publike, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e korona virusit. Grantet do të jepen për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në objektet publike, muzeume, teatro, kolegje dhe shkolla. Kompanitë private tani për tani nuk mund të aplikojnë për këtë lloj të mbështetjes financiare, shkruan portali rajonal i biznesit SEEbiz.eu, njofton Portalb.mk.

Viruset përhapen nga stërpika të vogla, të cilat lirohen nga njerëzit e infektuar sidomos kur teshtijnë apo kolliten. Studimet sugjerojnë se ato mund të mbesin në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, transmeton BBC.

Moti i ftohtë krijon më shumë rreziqe për njerëzit sepse ata kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Qëllimi kryesor është thënë të jetë përmirësimi i sistemeve aktuale të kondicionerëve në vend të instalimit të sistemeve të reja, që kushtojnë më shumë.

Qeveria gjermane po ashtu ka thënë se dëshiron që shkollat të cilave iu mungojnë sistemet e kondicionerëve, të paktën të pajisjen me filtrues mobilë të ajrit.

Por ekspertët gjermanë thonë se aparaturat që lirojnë drita UV, jonizim dhe ozon mund të mos jenë efektive kundër koronavirusit dhe në disa raste madje të përkeqësojnë kualitetin e ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button