Maskat nuk janë armiku juaj!

Branko Prlja
Branko Prlja

Në këtë botë ka vend të mjaftueshëm edhe për doktorë edhe për antivakserё, edhe për shkencëtarё edhe për inxhinjer, gjithashtu edhe për njerëz me mendime tё ndryshme, si dhe pёr dhe ato që janë kundër maskave,për artist dhe për fantazer. Por,problemi lind kur nje ide,si për shembull “maskat janë të dëmshme” ose dikush atje (pushteti jonë ose ai botëror) na spërkat me kimikate, pёrhap paranojë mes popullatës të përgjithshme. Në këtë mënyrë jo vetëm që nuk forcohet, por edhe dobёsohet mendimi kritik dhe shkaktohet një jobesim i përgjithshmëm mes njerëzve.

Në kohë kur njerëzit janë të frikësuar dhe të dezorientuar nga shumë informata nga të cilat bombardohen çdo ditë, posaqёrsht në kohë të pandemisë, teoritë konspirative përhapen shumë shpejt dhe mund të jenë shumë të rezikshme dhe tё dёmshme.

Çka janë teoritë konspirative dhe sa janë ato sot aktuale?

Теori konsiprative është besim që refuzon shpjegimin standard të një dukurie dhe nё vend të saj mendon se është vepër e ndonjë organizate të caktuar me agjendë të fshehur,e njohur vetëm për teoriticientët e konspiracionit.

Në SHBA teoritë më të njohura konspirative janë të lidhura me ngjarjet e 11 shatorit, aterimin në Hënë, atentatin e presidentit Xhon Kenedi, Reonin 51, kompanitë e mëdha farmaceutike (Big Pharma) etj. Por,cilat teori konspirative egzistojnë te ne? Teoriticientët vendor të konspiracioneve shpesh herë i pranojnë trendet amerikane dhe i kopjojnë ato, posaqërish ato të komentatorit kontrovers të politikës amerikane Aleks Xhons , deri në atë shkallë që shumē lehtë njihen temat, si dhe disa terme te caktuara që ai përdor,të transmetuara në mjedisin tonë, si për shembull “satanistë”,fjalё qё pёrdor për shënimin e shkaktarëve për dukuritë “misterioze” të supozuara.

Me një hulumtim sipërfaqësor të mediave sociale, të cilat paraqesin një lloj pasqyrë të mendimit publik tek ne, mund të konstatohet se në vitin e fundit hov më të madh kanё marrë teoritë për dëmshmërinë e vakcinave tё ashtuquajtura lëvizje antivaksere, teoria për Tokën e rafshtë ose kemtrejls (tragje nga aeroplanet në qiell), jopranimi i ndryshimeve klimatike, 5G rrjeti, si dhe një besim i përgjithshëm se çdokush nga diku dhe nga gjithçka helmoet , dhe nënkuptohet teoritë gjithnjë e më të njohura konspirative të lidhura me koronavirusin.

Teoritë konspirative në temën Kovid-19, mund ti vendosim në kategori të posaçme sepse u paraqitën vetëm vitin e fundit dhe morrën një hov të shpejtë dhe të fuqishëm,si dhe shumë varijanta. Ato më shpesh shprehen me fjalёt “virusi nuk egziston”, ”egziston por nuk është më i keq se një grip i thjeshtë”, ”gënjehet për numrat”,” “un nuk njoh askend që ka ndërruar jetë nga ai”, dhe teori të ndryshme për prejardhjen e virusit (nga laboratoret nё Kinë, armë bilogjike e SHBA, Bill Gejts…) të cilat shpesh kombinojnë më shumë teori konspirative në një. Për shembull, virusi është pasojë e shtrirjes të rrjetit 5G ose shpërndahet nëpërmjet kemtrejls, deri në tjera pasoja të lidhura me virusin si “maskat janë të dëmshme” ose “me vakcinat duan të na vedosin mirkoçipe”.

Fantazia e këtyre njerēzve të cilët kanë dhuntinë të debatojnë me secilin që mundohet të inkuadron së paku pak shkencë në argumentim është e pafund. Ata kanë çdoherë fotografi, dëshmi, link në sajte të dyshimta dhe youtube video të pregaditura gati, në temat për të cilat janë të interesuar dhe asnjë argument të cilin ju e ofroni nuk do ta pranojnë si të besueshëm. Мiçio Каку, fizicient teorik amerikan dhe popularist i shkencës, thotë se baza e këtyre “teorive” është bestytnia që luan rol të madh në evolucionin dhe në mbijetimin e njeriut. Mendimi magjik dhe bestytnitё janë paraqitur shumë më herët në zhvillimin tonë dhe kanё qenë pjesë e jetës tonë aq gjatë, saqë janё bërë pjesë e jonё si specie.

Antimaskerët” janë “antivakserët” e rinj

Vitёve të fundit, teoritё qё vakcinat shkaktojnë autizëm si dhe çregullime tjera, janë shumë aktuale në mesin tonë, ndërsa ato janë shkaktare të epidemisë me sёmundjen e fruthit që kishim vitin tё kaluar. Këtë vit janë përsëri aktuale në bisedat për vakcinë potenciale kundër Kovid-19, dhe proponentët e saj shumë shpesh thëriten në ide si çipim dhe kontrollë të popullatës. Nuk duhet të jeni shkrimtar i fantashkencës tju interesojnë kështu lloj idesh, ato janë kontroverse dhe të përshtatshme për klikbejt artikuj. Shumë njerëz sot janë të habitur nga shumë informata ose janë të frikësuar nga gjithçka çka ndodh rreth nesh dhe në botë. Kjo i shëndron ato në blerës potencijal për “shitje” të këtyre ideve joshkencore dhe potencialisht shumë të rrezikshme.

Problem shtesë është që kёto teori marrin hov gjithnjë e më të madh mes intelektualëve, artistëve, njerёzve me mendime të lira të cilët sinqerisht kujdesen për vendin e tyre, dëshirojnë të kenë mjedis të shëndoshë për fëmijёt e tyre, angazhohen për prodhim organik të ushqimit, për homeschooling (ndryshe i quajtur si shkollim në shtëpi) ose luftojnë për natyrën dhe kundër plastikës. Këto individё janë të mençur, të armatosur me fakte, harizmatik, ndikojnë në mendimin publik dhe për atë arsye mund të shpien shumë njerëz në humnerë. Për fat të keq,në luftën për të drejtat individuale harojnë se idetë e tyre kanë jehonë, se në luftën për mosmbajtjen e maskave, që sipas tyre është një formë kontrolli dhe kufizim i të drejtave individuale, do të pëson ndonjë i moshuar ose e moshuar, ndonjë rast me shёndet tё rrezikuar ose dikush i afërt i tyre. Për fat të keq,vetëdijsimi mund të vjen shumë vonë.

Nënkuptohet,se personalisht nuk pajtohem me mbajtjte të maskave në ambient të hapur (përveç,nënkuptohet,në muajt e dimrit në qytetin tonë të ndotur), kur ka kushte për mbajtje të distancës fizike. Por,kur bëhet fjalë për ambiente të mbyllura ku gjinden më tepër njerëz dhe nuk ka ajrosje, egziston mundësia e akumulimit të viruseve. Në ato kushte,fatkeqësisht nuk kemi mbrojtje më të mirë se maska, si që nuk ka dëshmi valide shkencore që qëndron pas pretendimeve të “antimaskerëve” që maskat janë të dëmshme.

Pamvarësisht nga ajo se kush ka të drejtë, nё botё ka vend edhe pёr doktorё edhe pёr antivakserё, edhe pёr shkencёtarё edhe pёr inxhinjerё, si dhe pёr njerёz me mendime tё ndryshme dhe antimaskerё, pёr artist dhe pёr fantazerё. Por, problem lind kur njё ide, si pёr shembull “maskat jane tё dёmshme” ose dikush atje (qeveria jonё ose ajo botёrore?) na spёrkat me kimikate, pёrhap paranojё nё popullatёn e pёrgjithshme. Ashtu jo vetёm qё nuk forcohet, por edhe dobёsohet mendimi kritik dhe krijohet njё mosbesim i pёrgjithshёm mes njerёzve.

E njohur ёshtё se nё kohё tё krizёs, frikёs, luftёrave dhe njё josigurie tё pёrgjithsme, bestytnitё pёrhapen si zjarr. Paranojat masovike kanё qenё objekt hulumtimi qysh nё kohёn e sociologёve klasik si Gistav Le Bon dhe vepra e tij kapitale Psikologjia e turrmёs, deri te autorёt modern si Dagllas Mari me veprёn The Madness of Crowds tё vitit 2019.

Nё kёto kushte mё sё paku kemi nevojё pёr teori konspirative. Ёshtё i domosdoshёm mendimi racional, logjik dhe pёrcjellje e regullave qё janё tё vendosura me kujdes nga ata qё kanё mё tepёr njohuri se ne dhe gjithё jetёn e kanё kaluar duke e studiuar shkencёn qё mbёshtet qёndrimet e tyre.

Nё vend tё saj, disa individ tё caktuar intelegjent dhe tё aftё, qё nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt me lёminё shkencore qё e komentojnё, do tё lexojnё disa punime shkencore, do ti nxjerrin (nga konteksti) gjёrat qё korrespondojnё pёr tё provuar tezat e tyre, dhe ashtu nё mёnyrё tё kondenzuar i paraqesin nё publik, formojnё grupe nё rrjetet sociale dhe propagojnё ndryshim tё mendimit publik. Nёse mendoni se kёto grupe janё me numёr tё vogёl ose nuk paraqesin element tё rёndёsishёm nё shoqёri atёherё e keni gabim. Vetёm grupa „Stop pёr rrjetin 5G nё Maqedoni “ nga 22,5 mijё anёtarё u rit nё 22,6 mijё pёr njё ditё. Kjo do tё thotё se çdo ditё qindra njerёz sёmuren nga virusi korona, por edhe njё numёr i njejtё nuk besojnё se ai egziston.

Dёshtim i sistemit arsimor

Nё kontekst tё arsimit qё paraqet “tёmё e nxehtё” nё gjysmёn e dytё tё kёtij viti nё vendin tonё, duhet tё theksohet se teoritё konspirative janё pasqyrim i dёshtimit tё sistemit arsimor, si nё Amerikё ashtu edhe tek ne. Vendi ynё i vogёl me tё vёrtetё ka nevojё nga njё masё kritike tё popullit, sepse ne duhet tё jemi kontrollorё tё autoriteteve dhe zёri i popullit i cili do tё ndёgjohet. Por, para se gjithash, me rёndёsi ёshtё tё fokusohemi nё gjera konkrete, tё punojmё pёr interes tё pёrbashkёt, tё informohemi nga burime adekuate, si me shembullin e luftёs kundёr xehёroreve nё pjesёn lindore tё vendit. Pёr atё egzistimi dhe mbёshtetja e teorive konspirative sjell habi, paranojё, mёnyrё joshkencore tё mendimit, mosmarrёveshje mes njerёzve dhe ёshtё kontraproduktive nёse me tё vertet kujdesemi pёr vendin dhe ardhmёrinё tonё.

Burimi: Respublica, linku i artikullit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button