Çekia rikthen masën për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Çekia prej sot ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambient të hapur, madje edhe në vetura, për shkak të situatës dramatike me korona virusin. Në 24 orët e kaluara, 11,984 raste të reja të sëmundjes janë konfirmuar në këtë vend, që paraqet një rekord të ri ditor, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është afër 200,000. Vendosjen e obligueshme të maskave CNN, e konsideron si të vonuar, pasi ishte hequr në verë duke konsideruar se vendi e kishte nën kontrollë epideminë, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë Roman Primula tha se maskat do të jenë të detyrueshme në të gjitha zonat urbane, pasi ato deri më tani duhej të mbaheshin vetëm në transportin publik dhe hapsira të mbyllura. Përjashtim bëjnë fëmijët nën dy vjet.

Çekia ishte një nga vendet e para në botë që vendosi masa të rrepta në lidhje me maskat në valën e parë të korona virusit. Ato nuk kishin popullaritet, por provuan të ishin efektive, kështu që në valën e parë rekordi në një ditë ishte 408 të infektuar.

Sidoqoftë, pas vënies nën kontroll të epidemisë, Çekia filloi lehtësimin e kufizimeve në verë, duke lënë maska ​​të detyrueshme vetëm në metronë e Pragës dhe në disa vende specifike.

Derisa numri i njerëzve të infektuar u rrit përsëri në fund të verës, Kryeministri Babish për një kohë të gjatë refuzoi të rivendoste mbajtjen e detyrueshme të maskave, kështu që  Çekia sot ka më shumë se çdo vend tjetër i botës njerëz të infektuar për milion banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button