RMV, Carovska: Mësimi onlajn mund të zhvillohet edhe nga shtëpia, paratë për ngrohje t’i përdorim për paisje IT

Mësuesit mund që mësimin onljan ta zhvillojnë nga shtëpia, kjo, në mënyrë që të mos nxehet e gjithë klasa për një mësues, ndërsa ato para mund të përdoren për të blerë pajisje IT, tha në Koçan Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, njofton Portalb.mk.

“Bisedojmë me kryetarët e komunave për racionalizimin e fondeve, për të mos humbur para në ngrohjen e një klase të tërë për një mësues, ndërsa ato para mund të përdoren për të blerë pajisje IT. Kur të marrim vendimin, ne do të informojmë publikun,” tha ministrja pasi vizitoi Shkollën fillore Ljupço Santov.

Ministria duket se ka ndryshuar qëndrimin, i cili në fillim u kërkonte mësuesve që mësimin ta zhvillojnë nga shkolla, me qëllim për të monitoruar nëse ata mbajnë mësim me nxënësit.

Ndryshe, ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut përmes Udhëzuesit për mësimdhënësit me gjithsej 11-të faqe, përcaktoi mënyrën se si do të vlerësohen nxënësit gjatë realizimit të mësimdhënie përmes mësimit në distancë.

Vlerësimi i parë i nxënësve duhet të bëhet deri më 20 nëntor, ndërkohë në rastet ku për arsye të ndryshme nuk mund të formohet vlerësimi online, duhet të organizohen takime individuale me këta nxënës, nëpërmjet mësimdhënësve të cilët do t`i ndjekin arritjet e tyre dhe do të formojnë vlerësimin.

Procesi arsimor në Maqedoninë e Veriut realizohet në formë të kombinuar, ashtu që kryesisht nxënësit nga klasat e para deri në të tretën e ndjekin mësimin me prani fizike në shkolla, ndërsa kryesisht nxënësit nga klasat e katërta e deri në vitin e katërt në shkolla të mesme e ndjekin mësimin në distancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button