Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan katër marrëveshje, duke përfshirë heqjen e vizave

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë nënshkruar katër marrëveshje gjatë vizitës së parë të nivelit të lartë nga shteti i Gjirit në Tel Aviv që nga lëvizja e diskutueshme nga të dy vendet muajin e kaluar për të vendosur lidhje zyrtare. Ministri i Financave i Emirateve Obaid Humaid al-Tayer dhe disa zyrtarë të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe të martën u shoqëruan nga Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara Steven Mnuchin në fluturimin Etihad Airways nga Abu Dhabi në aeroportin ndërkombëtar Ben-Gurion, njofton Aljazeera, transmeton Portalb.mk.

Duke folur në një ceremoni mirëseardhjeje në aeroport, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu falenderoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan për rolet e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes së normalizimit, e cila u kritikua ashpër nga palestinezët.

Pas fjalimit të Netanyahut, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje për të promovuar dhe mbrojtur investimet, një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në shkencë dhe inovacion, një marrëveshje aviacioni dhe një marrëveshje për përjashtimin e vizave.

Me paktet, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë kombi i parë arab që hoqi kërkesat për viza për shtetasit izraelitë.

Përveç kësaj, kreu i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Adam Boehler njoftoi krijimin e Fondit Abraham, sipas një zotimi të bërë në marrëveshjen e normalizimit të nënshkruar në shtator.

“Korporata Ndërkombëtare e Financave të Zhvillimit e SHBA-së, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli do të mobilizojnë më shumë se 3 miliardë dollarë në iniciativa të investimeve dhe zhvillimit të drejtuara nga sektori privat për të promovuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe prosperitetin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë,” tha ambasada amerikane në Izrael në një deklaratë.

Ahmed al-Sayegh, ministri i shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se fondi “pasqyron dëshirën e tre vendeve për të vendosur mirëqenien e njerëzve në radhë të parë, pavarësisht nga besimi ose identiteti i tyre”.

Në një ceremoni të Shtëpisë së Bardhë në 15 Shtator, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan marrëveshje për të vendosur marrëdhënie të plota diplomatike, kulturore dhe tregtare me Izraelin.

Presidenti Trump gjithashtu shpreson që marrëveshja, e cila u nënshkrua muajin e kaluar në Uashington, do ta ndihmojë gjatë fushatës elektorale. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se marrëveshjet mund të transformojnë Lindjen e Mesme.

“Marrëveshjet e Abrahamit vendosën lidhje të drejtpërdrejta ekonomike mes dy ekonomive më të begata dhe më të avancuara të Lindjes së Mesme”, tha zoti Mnuchin. “Këto lidhje krijojnë një themel të jashtëzakonshëm për rritje ekonomike, mundësi, novacion dhe begati”.

Marrëveshjet e diskutueshme kanë shkaktuar hidhërim të palestinezëve, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button