Bullgaria nga nesër bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Mbajtja e maskave mbrojtëse në ambient të hapur do të jetë e detyrueshme që nga data 22 tetor, deklaroi gjatë një vizite në Lloveç Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov. Qëllimi sipas tij është që të ulet numri i njerëzve të infektuar. Kështu do të pakësohet numri i pacientëve në spitale, si dhe numri i rasteve të vdekjes, tha ministri Angellov, transmeton agjencia bullgare e lajmeve BTA, njofton Portalb.mk.

“Ne presim që shkalla e infeksionit të ulet nëse njerëzit u përmbahen rreptësisht masave. Qëllimi ynë është të zvogëlojmë numrin e bullgarëve të infektuar, në mënyrë që të ketë më pak njerëz në spitale dhe më pak vdekje,” tha Angelov.

Të gjithë qytetarët kanë një afat njëditor deri në të enjten që të blejnë maska. Masat janë të njëjta për të gjithë. Maskat do të jenë të detyrueshme deri në fund të nëntorit në qoftë se situata është e tillë siç është tani. Nxënësit do të vazhdojnë ta frekuentojnë shkollën, saktësoi Ministri. Që nga data 22 tetor karantina 14 ditore bëhet 10 ditore, por me kushte të veçanta, vuri në dukje Angellov.

Bullgaria dje konfirmoi 1,024 raste të reja të koronavirusit, një rekord i ri ditor. Midis tyre janë 71 profesionistë të shëndetit. Deri më tani në këtë vend janë identifikuar ka mbi 30,500 të infektuar dhe 1,008 vdekje nga covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button