Prokuroria e Hagës kërkesën e Thaçit për mandatin e Gjykatës Speciale e vlerësoi si tentativë për ta zhbërë atë

Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, e cilësoi jo kushtetues propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara, siç njihet Gjykata e Posaçme. Në njërin prej paragrafëve të përgjigjes së tyre thuhet se Thaçi nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se  Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën, thuhet në përgjigjen e kësaj Prokurorie, njofton Portalb.mk.

Zyra e Prokurorit të Posaçëm vlerëson se mandati i saj përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës dhe se sipas tyre çdo interpretim tjetër mund të ndikojë në dëmtimin e proceseve që aktualisht janë në zhvillim e sipër.

“Duke sugjeruar që mandati i përkohshëm i gjykatës kërkon ‘zgjatje’ dhe ‘sqarim’, Z. THAÇI nënkupton që mandati i saj tashmë ka skaduar në Gusht 2020. Një pasojë e mundshme e asaj pozite do të ishte pavlefshmëria e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga Dhomat e specializuara dhe Prokuroria që prej atë kohë, veçanërisht duke përfshirë çdo konfirmim të aktakuzës kundër vetë Z. THAÇI”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Prokuroria pretendon se Thaçi si subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, po tenton ta zhbëjë në çfarëdo forme këtë organ ndjekës penal.

“Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit. Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë,  Z. Thaçi nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se  Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë,  konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar.

Në përgjigjen e Prokurorit të Posaçëm përmendet vazhdimisht zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Si pasojë, ndryshimet e Propozuara gjenerojnë pasiguri për të gjithë personat prekur nga procedura të tilla dhe mund të rezultojë në përfundimin, vonesën e ndërprerjes në ekzekutimin e mandateve të PS, si dhe minimin e obligimeve ndërkombëtarëve të Kosovës për detyrimet për të kryer një hetim efektiv në lidhje me përmbajtjen e Raportit të Vitit 2011. Në mënyrë të barabartë, të dyshuarit dhe personat e akuzuar mund të privohen nga e drejta e tyre për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.28Kapitulli II i Kushtetutës mbron të gjitha të drejtat e tilla, ashtu si edhe të drejtat e njeriut dhe instrumentet e inkorporuara brenda tij”, thuhet tutje në komentin e tyre.

Presidenti Thaçi më 24 gusht i kërkoi nga Kuvendit të Kosovës që të amendamentojë nenin 162 të Kushtetutë, që ndërlidhet me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe mandatin e saj. Propozimi specifikonte që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Propozimi i tij u dërgua në Gjykatën e Posaçme nga kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani dhe më pas Dhoma e Posaçme e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, kërkoi komentet e palëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button