Zaev kërkoi shkarkimin e Dimovës nga Agjencia Nacionale, ndërkohë emëroi tre drejtorë të rinj në institucionet tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 13-të, ku kryeministri Zoran Zaev pranoi kërkesën e zv.kryeministri Lupço Nikollovski, për shkarkim e drejtoreshës Lidija Dimova nga Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, në këtë seancë e informoi Qeverinë se ka pranuar kërkesën e zv.kryeministrit Lupço Nikollovski dhe do t’i rekomandojë Këshillit drejtues të Agjencisë Nacional të shkarkojë drejtoreshën Lidija Dimova për sjellje joetike në kryerjen e funksionit të saj, të lidhura me për punë joadekuate financiare dhe neglizhencë për mbajtjen e imazhit të institucionet në publik”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se kjo bazohet në nenin 23 në Kodin Etik, ku theksohet se kryeministri mund të kërkojë përgjegjësi politike për bartësit e funksioneve.

Në seancën e sotme, Qeveria emëroi Sasho Tasevskin drejtor të Biros për siguri publike në Ministrinë e punëve të brendshme (MPB), Pece Mirçeskin për drejtor në Zyrën për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ndërsa emëroi Lirim Shabanin drejtor në Agjencinë për barna dhe mjete mjekësore, duke e shkarkuar paraprakisht Visara Rizan.

Në seancën e sotme qeveria e emëroi ministren e kulturës, Irena Stefoska, kryetare të Komisionit nacional për UNESKO në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Lidija Dimova ngarkohet me akuza në opinion për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve për stërvitje të gomarëve, kuajve dhe parukerisë.

Por, ajo në konferencën për media për të sqaruar pyetjet që lindën në opinion nga publikimi i këtyre informatave, tha se kjo agjenci nuk ka dhënë grante për parukeri, por bëhet fjalë për ndarjen e grantit në atë shumë, praktikisht të më shumë granteve, për ndërmarrjen që thirrët e Vlefshme për Njohuri Evropiane, apo V.E.Z Trade.

Javën e kaluar, Nikollovski ka raportuar se ka filluar hetimi në lidhje me financimi ne projekteve nga ana e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button