Administrata do të punojë nga shtëpia ose me ndërrime, kafenetë deri në ora 23 vendosi Qeveria e RMV-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 13-të, ku u miratuan rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse në lidhje me kufizimet për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Kufizohet orari i punës së objekteve hotelerie deri në ora 23:00”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se kjo ishte një kërkesë e Komisionit.

Qeveria raportoi se do të zvogëlohet deri në 50% numri i udhëtarëve në transportin publik, në krahasim me numrin e planifikuar në automjet. Një nga rekomandimet e pranuar nga Qeveria është edhe ajo se administrata të punojë në ndërrime ose online, duke e reduktuar përmes rotacionit.

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar kërkesën për shkarkimin e Lidija Dimovës, drejtoreshës së Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, pas akuzave për keqpërdorimin e mjeteve në projektet e Erasmus+.

Qeveria gjithashtu ka propozuar edhe propozimin e ndryshimeve ligjore, si zgjidhje për problemet në institucionet shkencore.

Protokolli për kryerjen e provimit profesional nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkolla gjatë pandemisë, gjithashtu u miratua nga Qeveria.

Qeveria miratoi tekstin e ri për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive e vetëqeverisjes lokale, të cilën do ta dorëzojë në Kuvend për votim.

Sot në seancë gjithashtu u miratua teksti i ri i Propozim ligjit për ndryshime në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.

Qeveria i rekomandoi bankat që pensionet për muajin tetor t’i shpërndajë duke i ndarë pensionistë në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button